Thaçi premton objekt modern për UPGJ-në
03.10.2013 (komentet: 0)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi të enjten ka marrë pjesë në shënimin e nismës zyrtare të punës së Universitet Publik të Gjilanit (UPGJ), me këtë rast e ka quajtur ditën e sotme si “Ditë e madhe për Gjilanin, Kosovën dhe krejt shqiptarët”, ndërsa ka premtuar se UPGJ-ja do të bëhet me objektin më modern në rajon.
Kryeministri i vendit ka thënë se hapja e Universiteteve nëpër rajone më të
mëdha të Kosovës ka dal të jetë storie e suksesshme dhe se beson se edhe kjo në
Gjilan do të jetë padyshim storie e suksesit, ndërsa e ka vlerësuar si të
një rëndësi të madhe UPGJ-në jo vetëm për Gjilanin e Anamoravën por edhe për
rrethinë duke përfshirë edhe Preshevën ,Medvegjën, Bujanocin, por edhe
Kumanovën me rrethinë.
Sipas tij, me hapjen e këtij Universiteti në Gjilan po nis një epokë e re
moderne për krejt rajonin dhe se po i jep kuptim të plotë edhe Gjilanit
evropian. Thaçi ka thënë se Universiteti i Prishtinës ishte baza e
shtetndërtimit të Kosovës dhe tani janë kapacitetet dhe potencialet për t’u
krijuar e mbajtur universitete sepse hapja e tyre është produkt i lirisë dhe
pavarësisë së Kosovës.
AI meritor e ka quajtur edhe kryetarin e Komunës Qemajl Mustafën, që nuk ka
rresht së punuari rreth kësaj ideje për themelim të Universitetit të Gjilanit
dhe se tani kjo po jetësohet.
Qemajl Mustafa kryetar i komunës së Gjilanit e ka vlerësuar themelimin e këtij
Universitetit si meritë e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës dhe të
kryeministrit Thaçi, duke thënë se ai e ka përmbushur premtimin e dhënë.
Përndryshe, ai ka falënderuar edhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar që
Universiteti i Gjilanit të jetë sot realitet. Sipas tij, ky Universitet është i
një rëndësie të madhe edhe për Rajonin dhe Luginën e Preshevës.
Arben Dërmaku ushtrues detyre i rektorit të Universitetit të Gjilanit tha se
sot po krenohemi që po e festojmë një ëndërr të kamotshme të gjeneratave të
shumta për tu bërë Gjilani me Universitet dhe se, sipas tij, Gjilani më nuk
është thjesht vetëm qytet i Kosovës por përfundimisht ka hyrë në hartën e
universiteteve botërore dhe se do të jetë një kopsht që do të furnizojë me
kuadro politikën, ekonominë, shoqërinë...
Ai ka bërë me dije se për momentin janë tri Fakultete ai i Edukimit, Juridku
dhe Ekonomiku, ndërsa u shpreh se prioritet do të jenë edhe
studentët nga Lugina e Preshevës por edhe integrimi i diasporës.
Ramë Buja ministër i Arsimit tha se gjilanasit duhet të ndihen me të vërtetë
krenar sepse Gjilani po bëhet sot qytet universitar dhe se Universiteti
Publik i Gjilanit do të jetë prodhues i kuadrove për tërë rajonin. E Ibrahim
Gashi, rektor i universitetit të Prishtinë (UP), tha se UP-ja do të vazhdojnë
të jenë si një vëlla i madh për Universitetet tjera të themeluara n♪7 rajone
tjera të Kosovës dhe do të vazhdojë t’i ndihmojnë ato. /2lonline/