Thaçi premton 120 milionë euro për Gjilanin

13.10.2013 (komentet: 0)

Kryetari I Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK) Hashim Thaçi, i bindur në fitoren e PDK-së në Gjilan,  ka thënë se zotohet se për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, për Gjilanin evropian, do të ketë 120 milion euro.

 



Thaçi ka premtuar se me PDK në qeverisje, Gjilani do të jetë qendër e rajonit  edhe për Preshevën Medvegjen, Bujanocin e Kumanovën  e që do të jetë një zonë e lirë ekonomike, ndërsa ka prmetuar Universitet edhe për Preshevën.

Kreu i PDK-së,  që mori pjesë në tubimin  elektoral të PDK-së së Gjilanit, për të vazhduar  me mbështetje  të Qemajl Mustafës, kandidatit për kryetar të PDK-së  ka thënë se erdhën nga Prizreni me bindje se edhe atje edhe në Gjilan do të fitojnë. 

Duke i lavdëruar kandidatë për kryetar të PDK-së nëpër çdo komunë, që sipas Thaçit janë më të mirët, ai  nuk e la pa thënë se do të fitojnë edhe në Prishtinë, Podujevë dhe në qytete të tjera, sikurse edhe me fitoret tradicionale në komunat e Drenicës, duke dalë fitues edhe në Dukagjin e në gjithë Kosovën. 

Ai lëvdoi punën e gjertanishme të Qemajl Mustafës, duke thënë se tashti Mustafa ka përkrahjen e të gjitha shtresave të shoqërisë në Gjilan për të shtuar se pa dallim moshe të gjithë e duan atë. Thaçi tha se pensionistët e mbështesin e fëmijët e adhurojnë Mustafën, të cilin e vlerësoi meritor edhe  për atë që Gjilani sot ka Universitet por edhe për çdo të arritur në Gjilan.

Thaqi shtoi se do të realizohen edhe projekte të tjera sepse Mustafa do ta ketë mbështetjen e qeverisë ndërsa përmendi edhe Zhegrën që do të bëhet komunë por nuk e la pa i përmendur edhe rritjet e pagave për të gjitha kategoritë, që sipas tij do të ndodh nga 2014-ta.

E, Qemajl Mustafa, kandidat për kryetar ka theksuar se PDK është organizmi më i përkushtuar për të quar çështjen e Kosovës përpara. Ai tha se komunën e gjetën të katandisur, në konflikte, në baltë e terr, por e gjetën edhe qytetarin  e mirë, bashkë me ta iu mveshën punës dhe njeriut dhe familjes së komunës ia ngjallën shpresën.

Mustafa foli për punën e bërë, për ndihmën nga qeveria, për investimet dhe për të gjitha të arriturat në Gjilan. Ai tha se e bënë jetën të mirë edhe në fshat dhe në plot fusha u dhanë dëshmi se Gjilani është qytet me parashenja evropiane. 

Ai tha se për gjashtë vite investuan 92 milionë euro dhe se Gjilani nuk ka kohë për të humbur dhe se edhe në të ardhmen do të vazhdohet me këtë ritëm, të rritet punësimi dhe mirëqenia e qytetarëve.

Sipas tij, Gjilani po bëhet modern e evropian dhe në katër vitet do të bëhet edhe më mirë, e Izmi Zeka, kryetar i degës, tha se sot po konfirmohet puna e mirë e kryetarit Qemajl Mustafa dhe se PDK dëshmoi se e ka profesionalizmin për t’i mundur dhe për t’i përballë sfidat. Ai tha se nuk ka dilemë se PDK do të fitojë edhe një mandat të tretë, sepse kjo fitore do të jetë e të gjithë qytetarëve dhe të atyre që e duan zhvillimin.  /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment