Thaçi nuk shkon në Srebrenicë - ndërhyn Republika Srpska

11.07.2015 (komentet: 0)

 

Zv/kryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Hashim Thaçi ka njoftuar para pak çastesh se nuk është lejuar të udhëtojë në Bosnjë dhe Hercegovinë për të marrë pjesë nesër në komemoracionin kushtuar 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

 

Sipas tij, një mohim i tillë i hyrjes në Bosnje është bërë nga Republika Srpska e Bosnjës, duke e konsideruar atë si person të padëshiruar.

Lexojeni reagimin e plotë të Thaçit në Facebook:

Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, në momentet e fundit nuk u lejova të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë me arsyetimin se jam person i padëshirueshëm nga Republika Srpska.

Kosova dhe populli i saj me zemër e me mendje jenë me familjet që sot më në fund i varrosin familjarët e tyre që të prehen në paqe dhe me të tjerët që i përkujtojnë etërit, vëllezërit, bijtë e humbur në këtë tmerr.

Kështu sot shënojmë 20 vjetorin e gjenocidit të forcave serbe në Srebrenicë dhe 16 vjetorin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë.

Populli i Kosovës gjithmonë do të jetë përkrah atyre që promovojnë lirinë, barazinë, drejtësinë dhe pajtimin. HTH

 

Kthehu mbrapa

Shto koment