Thaçi: Gjilani nuk e duron të keqen që po i kanoset

11.11.2013 (komentet: 1)

Gjilan – Ju, nuk guxoni ta lejoni këtë të keqe që qytetin tuaj e kthen prapa, atje ku ishte në vitin 2004 e 2005. Ju të nderuar aktivistë të devotshëm të Partisë Demokratike nuk guxoni të lejoni nëpërkëmbjen e qytetit tuaj të bukur të Gjilanit, të ndërtuar me mund e djersë nga PDK dhe qytetarët e Gjilanit. Gjilani duhet të ec drejt një qyteti evropian me Partinë Demokratike të Kosovës dhe qytetarët e saj. Nuk është në pyetje më partia e as Qemajl Mustafa, por shpëtimi i Gjilanit nga më e keqja. Ne do të kemi partner me të cilët do të fitojmë më 1 dhjetor 2013, ka thënë ndër të tjerash”, kryeministri Hashim Thaçi duke i falënderuar për angazhimin ne këtë proces zgjedhor të vlerësuar lartë nga bashkësia ndërkombëtare.


Në takimin e ri-mobilizimit me strukturat e Degës së PDK-së në Gjilan për balotazhin e 1 dhjetorit 2013, kryetari i PDK-së Hashim Thaçi kërkoi angazhim maksimal, jo vetëm të kësaj strukture, por të të gjithë qytetarëve të Gjilanit për ta penguar të keqen që po i kanoset Gjilanit nga njeriu që nuk bëri asgjë për Gjilanin, nga njeriu që u tall dhe i fyeu veteranët e luftës së UÇK-së duke i quajtur rrugaçë, i fyeu të burgosurit politik duke i quajtur “robiash”, i fyeu familjet e dëshmorëve dhe çdo gjë që është vlerë e jona e përbashkët, vlerë e këtij qyteti. 

“Ju, nuk guxoni ta lejoni këtë të keqe që qytetin tuaj e kthen prapa, atje ku ishte në vitin 2004 e 2005. Ju të nderuar aktivistë të devotshëm të Partisë Demokratike nuk guxoni të lejoni nëpërkëmbjen e qytetit tuaj të bukur të Gjilanit, të ndërtuar me mund e djersë nga PDK dhe qytetarët e Gjilanit. Gjilani duhet të ec drejt një qyteti evropian me Partinë Demokratike të Kosovës dhe qytetarët e saj. Nuk është në pyetje më partia e as Qemajl Mustafa, por shpëtimi i Gjilanit nga më e keqja. Ne do të kemi partner me të cilët do të fitojmë më 1 dhjetor 2013, ka thënë ndër të tjerash”, kryeministri Hashim Thaçi duke i falënderuar për angazhimin ne këtë proces zgjedhor të vlerësuar lartë nga bashkësia ndërkombëtare. 

Ndërsa në fjalën e tyre mobilizuese kryetari i Degës Izmi Zeka, kandidati për kryetar Qemajl Mustafa dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Zenun Pajaziti, kanë falënderuar gjithë strukturën e degës, aktivistët, simpatizantët dhe elektoratin e madh për angazhimin e treguar në këtë proces zgjedhor, ndërsa i kanë ftuar për mobilizim të përgjithshëm për fitoren përfundimtare më 1 dhjetor 2013. 

Me këtë rast kryetari Qemajl Mustafa, ka thënë se për balotazh kemi mbështetje nga elektorati që vjen nga gjitha subjektet politike, madje një mbështetje shumë e madhe vjen edhe nga aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. “S’ka dyshim se ne do të jemi fitues të përbashkët të Gjilanit bashkë me qytetarët tanë. Kudo në hapësirën e Gjilanit po vërehet fryma fituese e Partisë Demokratike, aradhet e së cilës po shtohen në çdo çast, ka thënë ai duke spikatur mbështetjen dhe riorganizimin në shumicën e fshatrave dhe lagjeve të Gjilanit” ka thënë Mustafa./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Malsor Sopi | 12.11.2013

Me kët fjalor tëndin i nderuari kryeministër vështirë se do ta fitoni Gjilanin,arsyeja është shum e thjesht:nga ana politike lejohet që të ofendohet kundershtari,por nga ana politike nuk lejohet të ofendohen 40% e më shum të banorve të Gjilanit,ata të cilët e otuan kunderkandidatin tuaj,mos z.kryeministër mos se nuk je mbreti me ofendue gjithpopullatën e Gjilanit në kët mnyr ti z ministër sepse me ju është e madhe me ju drejtue juve.Kujdes në fjalor