Te ndërtimi i lartë ka motive e elemente politike të bashkëdyzuara me bizne

23.06.2015 (komentet: 0)

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se në Komunën e Gjilanit kanë evidentuar 54 objekte pa leje dhe see sipas tij, janë marrë të gjitha veprimet konkrete nga administrata komunale.

 

 

”Ne kemi evidentuar 54 objekte pa leje në komunën e Gjilanit dhe inspeksioni tashmë ka ndërmarrë veprimet konkrete. Kemi dhunim të ligjit, largim të shiritave pasi që ka ndërmarrë veprimet konkrete administrata jonë dhe të gjitha i kemi proceduar në gjykatë”, ka thënë Haziri. 

I pari i komunës së Gjilanit tha se do të ndërhyjë me forcën e ligjit në mënyrë që të vendoset rregull dhe do të ndërhyjnë edhe më rrënime.

 

“Kërkoj që të gjitha palët të paraqesin ankesa ose kërkesa për legalizim, për pajisje me leje në mënyrë që mos të ndërhyjmë në çështje që mund t’i prek të drejtat e banimit”, është shprehur Haziri.

 

Ai tha se tek ndërtimi lartë ka motive dhe elemente politike që janë të bashkëdyzuar me biznes dhe, sipas tij, ndaj tyre do të ketë tretman të barabartë ashtu siç thotë ligji. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment