Të gjithë bashkë kundër përdorimit të drogave nga të rinjtë

16.12.2014 (komentet: 0)

Organizata jo-qeveritare “Merita”, ka mbajtur debatin me temën “Vetëdijesimi, parandalimi i përdorimit të substancave narkotike, te nxënësit e shkollave të mesme të ulëta në Gjilan”, aktivitet ky në kuadër të projektit “Jetoje jetën”, i përkrahur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.
 

Gjatë këtij debati pjesëmarrësit ngritën çështje të ndryshme që ndërlidhen për përdorimin e narkotikëve nga të rinjët si dhe format, masat për parandalimin dhe vetëdijësimin e tyre për efektet negative që shkaktojnë narkotikët siç është droga.

Në këtë debat të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga shoqëria civile, shërbimi sprovues, policia, institucioni shëndetësor, arsimtar, student, nxënës, drejtor të shkollave, media dhe të tjerë.

Gjatë këtij debati ndër tjera u tha që vetëdijesimi i të rinjve respektivisht nxënësve të ciklit të ulët është tejet i domosdoshëm dhe i nevojshëm. Porse, edhe familja, edukatorët si dhe bashkëpunimi me institucionet, në këtë rast policia e psikologu luajnë rol të rëndësishëm që fëmijët të mos marrin rrugën e degjenerimit.

Psikiatri Afrim Cana i cili merret me këtë problematik, ka thënë se përdorimi i narkotikëve te të rinjtë nis herët, dhe se familja ka një rol të rëndësishëm që të bëjë parandalimin para se të bëhet vonë. Prandaj, duhet të bashkëpunojë me pedagogun, me personelin shëndetësor, në raste kur vrojton ndryshime dhe sjellje të pa zakonta te fëmija.

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Remzi Azemi është shprehur se bashkëpunimi i qytetarëve me policinë, duhet të rritet edhe më shumë në identifikimin e rasteve të tillave si dhe ka folur për masat e procedurat që ndërmerren ndaj atyre që përdorin narkotikët.

Sherif Dermaku, specialist i mjekësisë familjare ndër tjera para të pranishmeve ka përmendur se në Gjilan posedojnë një data bazë, ku janë në program të metadonit, në qendër të veçantë të mjekësisë familjare, të evidentuar deri 90 raste. Porse, ai është shprehur se ka raste edhe më shumë të prekur nga kjo dukuri porse nuk është arritur të evidentohet për arsye të ndryshme, siç është hezitimi i bashkëpunimit të të prekurve nga droga.

Derisa, drejtori i departamentit të për Rini, në kuadër të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhevat Bajrami ka thënë se edhe me tutje do të punohet, që në të ardhmen e afërt të në kuadër të Qendrës Rinore që do të funksionalizohet në Gjilan, të hapet një zyre e veçantë të merret me trajtimin e rasteve të kësaj natyre.

Selami Bllaca, drejtor në shkollën të mesme të ulët, Rexhep Elmazi ka kërkuar që edhe më tutje të vazhdohet me vetëdijesimin e nxënësve përmes aktiviteteve të tilla.

Mësimdhënësi i shkollës Abaz Ajeti, Ismet Azizi, ka thënë se pos vetëdijshmit të të rinjve mbi rreziqet që shkaktojnë narkotikët, është e nevojshme që në shkolla të jetë edhe psikologu dhe pedagogu. Edhe Ramadan Dermaku, drejtor i shkollës Musa Zajmit përkrah idenë e angazhimit të psikologut dhe pedagogut në shkollë.

Valdrin Halimi, nga KVRL ka shprehur shqetësimin e tij për përdorimin e narkotikëve tek të rinjtë dhe ka sugjeruar që vetëdijesimi i tyre të jetë edhe në shkollat e mesme, këtij shqetësim e paraqitën edhe disa nxënës të pranishëm të tjerë gjatë këtij debati.

Përndryshe, në kuadër të projektit “Jetoje jetën”, i implementuar nga OJQ Merita, janë realizuar takime me nxënës në 5 shkollat fillore të mesme të ulëta në Gjilan, ku për qëllim ka qenë vetëdijesimin i tyre mbi rreth rreziqet dhe pasojat që sjellin drogat.

Kthehu mbrapa

Shto koment