Të gjitha shkollat e Gjilanit janë të gatshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor

01.09.2016 (komentet: 0)

Në mbledhjen e bordit të drejtorëve të Komunës së Gjilanit, të drejtuar nga kryetari Lutfi Haziri, janë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme, e kryesisht lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2016/2017, i cili me vendim të Ministrisë së Arsimit fillon më 5 shtator. Në këtë mbledhje, u theksua se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Gjilanit janë të gatshme për fillim të mbarë të vitit shkollor, duke u nënvizuar edhe investimet që janë bërë në këto shkolla, përfshirë gëlqerosjen, inventarizimin, e investimet tjera në këtë resor.

 

 

 

 



Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ritheksuar se sektori arsimit vazhdon të mbetet prioriteti i parë i qeverisjes, në mënyrë që nxënësve t’u krijohen mundësi më të mira për edukim sa më cilësor.
 
Haziri u informua edhe lidhur me kampusin e shkollave të mesme, për të cilin u tha se është duke u punuar intensivisht.

Gjatë këtij takimi, është folur edhe për investimet infrastrukturore, të cilat po vazhdojnë me një dinamikë të shtuar, kryesisht në ndërtim të rrugëve, kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit, troturareve e ndriçimit publik në qytet dhe fshatra.

I pari i Gjilanit është shprehur i kënaqur me fillimin e ndërtimit të lumit “Mirusha”, ndërkaq ka bërë me dije se shumë shpejt fillohet me projektin e madh prej 7.5 milionë euro me qeverinë e Austrisë për rehabilitimin e dy lumenjve, “Stanishorka” dhe “Mirusha”.

Në mbledhjen e bordit të së enjtes edhe për projektet e administratës (shërbimet e reja në kuadër të e-Kiosqeve, “Smart City”), sikurse edhe për projektet e tjera në bujqësi, zhvillim ekonomik, shëndetësi, kulturë, rini e sport.

Krejt në fund, kryetari Haziri ka thënë se tashmë është koha e fundit që të riorganizohet Bordi i Drejtorëve, duke paralajmëruar ndryshime edhe në kuadër të zyrave komunale, varësisht prej performancës.

Kthehu mbrapa

Shto koment