Të gjitha rrugët në Komunën e Gjilanit janë të kalueshme

09.03.2015 (komentet: 0)

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit me kompaninë kontraktuese kanë bërë hapjen e rrugëve në të gjitha fshatrat e Gjilanit, duke përfshirë zonat më të thella malore të Karadaket, Zhegocit dhe malësisë së Pogragjës.

 

Me këtë rast drejtori Sokol Haziri i shoqëruar edhe me zyrtarë të tjerë të kësaj drejtorie kanë përcjell nga afër hapjen e rrugëve në malësinë e Karadakut, duke potencuar se gjatë ditës së sotme të gjitha rrugët edhe nëpër fshatrat tjera do të jenë të kalueshme.

“Jemi në pjesën e malësisë së Karadakut, ndërsa në të njëjtën kohë është duke u bërë hapja e rrugëve në malësinë e Zhegocit, dhe në disa fshatra të Pogragjës, por gjatë ditës së sotme të gjitha rrugët do të jenë të kalueshme edhe në këto zona. Prioritet gjatë ditës së djeshme ka qenë hapja e rrugëve në zonat më të banuara. Ne ndjehemi keq që edhe përkundër gatishmërisë nga ana e Komunës së Gjilanit për të intervenuar me urgjencë në gjithë hapësirën e Komunës, kapacitetet operative të kompanive të kontraktuara për largimin e borës janë larg asaj që ne duam e që dinamika nuk është as për së afërmi në atë që ne kemi pritur. Me vendosmëri po punojmë që të gjitha zonat të kenë rrugën të hapur dhe presim një efikasitet sepse të gjithë qytetarët kanë nevojë për qasje në rrugë dhe lirshmëri në lëvizje”, tha ndër të tjerash drejtori Sokol Haziri.

Ndryshe në pjesët më të thella malore dhe pikat më të larta, edhe trashësia e borës është më e madhe dhe vështirësitë në qarkullim shkaktohen edhe nga largimi i banorëve me familjet e tyre drejt qytetit.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment