Synojnë Brukselin në këmbë

17.01.2014 (komentet: 0)

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë kishin rrugëtuar në këmbë, për më se 18 ditë me radhë, në relacionin Gjilan – Vlorë, për të përçuar kështu mesazhin e unitetit mbarëshqiptarë, e tani synojnë në këmbë Brukselin. Është ky Grupi nga Gjilani që tani më kanë marrë emrin “Shtegtarët e Lirisë”, e të cilët synojnë në këmbë të rrugëtojnë nga Gjilani në Bruksel , një udhëtim që pritet të zgjasë 78 ditë si simbolikë e numrit të ditëve sa kanë zgjatur bombardimet e NATO-s.



Ekrem Avdija udhëheqës i Grupi ka bërë me dije  për Portalin 2L Online, se ky rrugëtim në këmbë “Gjilan-Bruksel”,  nën moton “5 Milion Hapa për 1 Hap “  mëton  të realizohet me porosinë për një lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës kudo në Evropë.

Përndryshe, Grupi pritet të përbëhet nga pesë shtegtarë që do të ecin në këmbë  të prirë nga  Ekrem Avdija si dhe  Jahi Mustafam  Nazim Hajdinim  Gani Shaqiri, por pritet të jetë edhe një qytetar tjetër.

Sipas Avdisë , itinerari i shtegtarëve do të jetë Gjilan, Prishtinë. Pejë. mandej  për të kaluar në Mali të  Zi, Kroaci, Slloveni. Austri, Gjermani e Belgjikë, që mendohet se do të jetë një rrugë e gjatë gjithsej  2557.9  km.

“Misioni ynë është lobimi për një lëvizje të lirë dhe pa regjim të vizave për kosovarët  ku do bëhen 5 Milion hapa për 1 Hap , një simbolikë që besojmë të jetë domethënës për vendin tonë”, ka thënë Avdija.

Ai tha se qëllimi  tjetër  është edhe të përçuarit e mesazhit për paqe dhe bashkim mes popujve të gjitha shteteve kah do të rrugëtohet.

Mirëpo për të realizuar këtë udhëtim “Grupi i Gjilanit’ ,  thotë të kenë nevojë për përkrahje si morale ashtu edhe financiare

Gani Shaqiri, njëri nga shtegtarët ka thënë per 2L Online, se për momentin krejt kjo është projekt ideor. Qëllimi është që të  përçojmë mesazhin se edhe Kosova është Evropë. Nëse çdo gjë shkon mbarë pritet që ky udhëtim , të nis me 30 prill”, ka thënë ai.

Shaqiri thotë se për tu jetësuar kjo iniciativë  duhet gjithsesi  në rend të parë përkrahja institucionale si ndihma  nga Ministria e Punëve të Jashtme, që duhet të i qel rrugë kësaj iniciative për shkak të dokumentacionit, por çështje tjetër që mund të jenë pengesë natyrisht që do të jenë edhe çështja e sigurimit të financave.

Por, se Grupi nga Gjilani shpreson se do të gjejnë përkrahje  dhe rrugëtimi në këmbë Gjilan – Bruksel do të realizohet. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment