Sylejmani: Mos shpallja e disa vendeve të lira të punës të mos keqpërdoret

13.08.2014 (komentet: 0)


 Mos shpallja e disa vendeve të lira të punës në konkursin e sivjetmë të shpallur nga drejtoria e arsimit në Gjilan të mos keqpërdoret në asnjë mënyrë, për faktin se nuk është etike, profesionale, njerëzore dhe do të jetë jashtëligjore. Kështu është shprehur Fehmi Sylejmani këshilltar komunal i vetëvendosjes.


“Jemi shumë të vetëdijshëm se në këtë konkurs nuk janë shpallur disa vende të lira të punës më arsyetim se do të sistemohen mësimdhënësit tepricë të klasave të 13-ta, të cilat klasa siç dihet sivjet tashmë veç janë shuar. Prandaj pikërisht për këtë arsye të fortë, jemi edhe Ne që të sistemohen të gjithë mësimdhënësit e deritashëm, por në asnjë mënyrë të keqpërdoret kjo mos shpallje e vendeve të lira të punës për të punësuar anëtarë, militant dhe simpatizantë të partisë, gjë që ka indici se kjo mund të ndodh” ka thënë Sylejmani.

Ai tha se Vetëvnedosje kërkon më shumë respekt dhe ngulm, që drejtori aktual I Drejtorisë së Arsimit të mos lejojë një gjë të tillë, përkundër trysnisë që do të ketë nga partia, prej të cilës vjen. “S’do mend se prioritet I prijësve të kësaj drejtori, që mbase edhe pa dashje I ka ra hise, duhet të jenë mësimdhënësit që mund të quhen tepricë teknologjike, ata të cilët deri dje ishin duke punuar me klasat e 13-ta, e kuptohet që në mesin e tyre ka edhe mësimdhënës me përvojë të gjatë dhe përformancë të mrekullueshme”, thotë Sylejmani i Vetëvendosjes.

Sipas tij, padyshim se numri i kufizuar mësimdhënësve, përkatësisht numri I vogël I vendeve të lira në konkursin e shpallur nga drejtoria e arsimit në Gjilan, sivjet është më I vogël se kurdo herë më parë, për faktin se konkursi për pranim të mësimdhënësve të rinj të komunës së Gjilanit, këtë herë është dizajnuar tamam aq sa ka nevojë për tu plotësuar, pas atyre mësimdhënësve të sistemuar që pritet të ndodh.

Kthehu mbrapa

Shto koment