Sylejmani: Hapësirat gjelbëruese shndërrohen në objekte afariste

29.06.2016 (komentet: 0)

Anëtari Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, FehmiSylejmani ka adresuar një mori kritikash për pushtetin aktual të Komunës së Gjilanit, pasi që hapësirat gjelbëruese po i shndërron në objekte afariste. Ai ka thënë se ky pushtet nuk ka haber për qeverisje të mirë, nuk ka qasje të drejtë, nuk ka vizion, nuk ka vullnet, nuk ka ide kreative, nuk ka guxim për ndryshime pozitive, nuk ka projekte racionale, sepse dëshmia më e fundit faktike ështëme rastin e nisjes së punimeve tëkampusit të shumëpritur me vite te shkollat e mesme, ku hapësirat gjelbëruese po shndërrohen në godina betoni. Kjo vërtetë s’do koment?!

 

”Në gjithë botën demokratike prioritet janë hapësirat dhe parqet gjelbëruese, ndërsa te ne po e ndodh e kundërta.Edhe ato pak hapësira që janëndërtuar me shumë mund, për interesa personale po shndërrohen në objekte afariste”, ka thënë Sylejmani. Sipas tij, objekti i filluar në oborrin e gjimnazit shoqëror “ZenelHajdini”, jo vetëm që e ngufatë atë shkollë, por edhe pjesën e saj gjelbëruese e gllabëron, duke e shëmtuar dhe dëmtuar pa masë, mbase edhe hyrjen e këtij institucioni shkollor.

 

“Objekt i saponisur parashihet të jetë një kantinë ushqimi për nxënësit e këtij kompleksi, sipas projektit që zyrtarët komunal e kanë shpjeguar më herët”, thotë Sylejmani, duke shtuar tutje se brenda këtij kampusi ekziston një hapësirë e lirë, e cila kaherë është shndërruar në parking e baltosur tejmase, dhe e pashfrytëzuar nga askush dhe për habi të të gjithëve nuk është planifikuar për një ndërtim të kësaj natyre .

 

“Ky planifikim i tillë për të ndërtuar objekt afarist në pjesët gjelbëruesedhe atë pranë një institucioni arsimor nuk mund të konsiderohet ndryshe, përveç një krimi i llojit të vet”, ka potencuar Sylejmani , njëri ndër kuvendarët më aktiv. Ai më pas në mënyrë profesionale ka treguar se nxënësit kanë kujtesë më të mirë dhe mësojnë më tepër kur shkolla e tyre është e rrethuar nga hapësirat e gjelbra dhe një numër përherë e më i madh shkollash nga të gjitha llojet po shtojnë gjelbërimin rrethues për të sjellë përparësi në mësime.

 

“Ndonëse justifikimet e pushtetarëve gjithmonë janë se ka mungesë të buxhetit për të rregulluar ndonjë hapësirë gjelbëruese, megjithatë do tëishte mire të paktën edhe ato pak hapësira të vogla gjelbërues tëmos prishen, të ruhen, të mos zhduken dhe të mirëmbahen ashtu siç duhet”, ka përfunduar Sylejmani, duke rikujtuar premtimet e mëhershme të kryetarit Haziri, të cilat vazhdimisht kanë qenë për shtim të hapësirave gjelbëruese dhe parqeve e mini parqeve, por praktika me qeverisjen e tij po e dëshmon krejt të kundërtën, sepse po shuhen këto hapësira gjelbëruese.

FEHMI SYLEJMANI





 

Kthehu mbrapa

Shto koment