Suspendohen tre zyrtar komunal

22.03.2016 (komentet: 0)

Gjilan - Besim Azizi udhëheqës i personelit në vendimin për pezullim parandalues ndaj Baki Azemit, Shkëndije Mahmuti – Hajdini dhe Merita Cana ka thënë se ky vendim ka ardh pas njoftimit lidhur me aktakuzën e ngritur të Prokurorisë Themelore në Gjilan me datën 04.02.2016.
 

Besim Azizi tha se në momentin që zyrtarëve komunal u ngritët aktakuza ne marrim një vendim për pezullim parandalues derisa vendimi i Gjykatës të jetë përfundimtar.

Vendimi është i njëjtë për të tre zyrtarët komunal, pra që të tre zyrtarët janë pezulluar nga puna nga data 15.03.2016 sqaroj Azizi.

Sipas vendimit të tre nëpunësit civil do të marrin 50% të rrogës së tij/saj gjatë tërë kohëzgjatjes së pezullimit parandalues, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata.

Ndërkaq në këtë vendim nuk figuron emri i Valon Shefkiut për të cilin pritet të merren masa pasi të merret opinioni i Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngrit aktakuzë kundër katër të pandehurve, Baki Azemi, Valon Shefkiu, Shkëndije Mahmuti Merita Cana, për shkak se kanë kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar.

Të pandehurit gjatë periudhës kohore të vitit 2013 – 2014, dhe në objekte të ndryshme, në cilësi të inspektorëve ndërtimorë, në bashkëkryerje, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose personin tjetër, apo t`i shkaktojnë dëme personit nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre të tjetër, me dashje domosdoshme të përcaktuara me ligj. 

Të pandehurit duke mos i ndërmarr veprimet zyrtare që kanë qenë të detyruar t’i ndërmarrin lidhur me rrënimin e objekteve pa leje, apo që është tejkaluar leja e ndërtimit, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme dhe në kundërshtim me interesat dhe qëllimet e Komunës së Gjilanit, të pandehurit nuk e kanë ekzekutuar masën për rrënim e objekteve pa leje apo të tejkalimit të ndërtimit të objekteve pa leje thuhet në aktakuzën e Prokurorisë./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment