Studentet te vendosur ne mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te tyre!

19.10.2015 (komentet: 0)

Studentet te vendosur ne mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te tyre!

Parlamenti Studentor i Universitetit \"Kadri Zeka\" si organi me i larte i perfaqesimit te studenteve ne bashkepunim me te gjitha Keshillet Studentore ka thirrur sot nje takim te hapur me student per te diskutuar ne lidhje me disa ceshtje qe i prokupojne ata.


Ne ftesen e hapur te bere nga Parlamenti Studentor u tha se do te diskutohet per 3 pika me rendesi, 

1.Bursat Komunale 
2.Bursat Universitare 
3.Afati i Nentorit 
4.Te ndryshme  

Kryetari i Parlamentit Studentor Mehmet Zylfiu tha se keto 3 ceshtje jane shume te ndjeshme dhe se duhet bashkarisht me organet kompetente sa me pare te behet nje zgjidhje per secilen. 

Zylfiu tha se vazhdon te besoj ne organet konunale perkunder neglizhimit te vazhdueshem qe po behet nga ana e tyre ndersa shtoi se per dy pikat tjera ende nuk ka diskutuar me Menaxhmentin aktual mirepo uron ne bashkepunim dhe zgjidhje te drejte gjithashtu tha se nuk jane te interesuar qe keto diskutime te kalojne ne rruge mirepo te zgjidhen ne forma tjera institucionale.  

Studentet te cilet ishin te shumte ne numer thane se jane te gatshem qe te drejtat, interesat dhe kerkesat e tyre te i mbrojne ne secilen forme qe kerkohet dhe se jane te zhgenjyer qe komuna ka nderprere bursat per ta.  

Ne fund u tha se te gjithe bashke do te mundohen te arrijne zgjidhje gjate muajit Tetor./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment