Studentët pastrojnë Liqenin e akumulues të Përlepnicës

23.03.2014 (komentet: 0)

Kadriu i bashkangjitet aksionit për pastrimin e Liqenit akumulues të Përlepnicës

Përlepnicë, 23 mars 2014 - Të dielën Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” ka organizuar pastrimin e Pendës së Përlepnicës.

 

Këtë organizim e ka përkrahur Komuna e Gjilanit duke ofruar si ndihmesë një kamion përmes “Eco-higjienës” si dhe elemente të tjera. Aksionit të qytetarëve i është bashkangjitur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu.

Me këtë rast, nënkryetari Kadriu tha se duke e ditur që i gjithë qyteti furnizohet me ujë të pijshëm nga Penda e Përlepnicës, iu kemi bashkangjitur këtij aksioni duke i dhënë përkrahje për të krijuar një ambient të pastër për të gjithë.

“Nuk thuhet rastësisht që “Pastërtia është gjysma e shëndetit”. I përgëzoj studentët për këtë aksion shumë të mirë për ta pastruar Pendën e Përlepnicës, pasi pjesa dërrmuese e Gjilani furnizohet me ujë nga kjo Pendë. Si Komunë iu kemi dalë në ndihmë dhe e kemi përkrahur këtë aksion të studentëve. Ne duhet të mundohemi që ta ruajmë pastërtinë dhe për të pasur një ambient të pastër, iniciativat e këtilla janë shumë të nevojshme”, ka thënë nënkryetari i Gjilanit, Rexhep Kadriu.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment