Sportistët këtë “harresë komunale” e kanë kuptuar si “fyerje”

14.02.2015 (komentet: 0)

 

Ekziston një traditë e ndritur dhe afirmative ndonëse e pashkruar, ndonëse jo obligative që në përmbyllje të fundvitit, grupe të ndryshme interesi, mediatike, federata përkatëse sportive, organe lokale komunale, organe qendrore shtetërore, në mënyrë ceremoniale bëjnë shpalljen dhe promovimin e sportistëve, klubeve sportive dhe punëtorëve sportiv më të suksesshëm të vitit, të rezultateve të tyre kulminante përgjatë një viti kalendarik.

 

Një si rekapitulim, një si satisfaksion i djersës së derdhur, gjithë asaj sakrifice njëvjeçare, ankthi dhe përkushtimi për të përfaqësuar veten, klubin, komunën, shtetin,  sa më denjësisht dhe sa më reflektueshëm.

Dhe kjo ndodh gjithkund, kjo ka ndodh përherë edhe në të kaluarën, kjo ka ndodh në të gjitha komunat e Kosovës, kjo ndodh edhe në gjithë botën, që nga Shkodra e Amsterdami e deri te Sydney i largët, madje në Londër një gjë e tillë bëhet nën patronatin e vetë mbretëreshës Elizabeta II, madje aty sportistët për sukseset e tyre kulminante nderohen me tituj prestigjioz shtetërorsi “Kalorës i perandorisë britanike”, si “Sir” e të tjera gradime mbretërore për arritje jetësore në lëmin e sportit.

 

    Por kjo nuk ndodhi në komunën tonë, në qytetin e Gjilanit nuk u organizua ceremonia e shpalljes së sportistëve të vitit 2014, ata nuk u nderuan nga organet komunale ani pse sportistët me angazhimin dhe rezultatet e tyre nderuan komunën dhe qytetaret e saj.

Sportistët e komunës tonë nuk pritën lëmoshë dhe as ndonjë shpërblim, ata kërkuan respekt e këtë, nuk e gjetën kësaj here tek organet përgjegjëse komunale,  jo sepse ata u harruan,  por sepse ata nuk kanë vizion për sport dhe sportistë, por sepse ata nuk kanë institucione brenda organeve komunale që do kuptonte rrugën e gjatë e të mundimshme të suksesit, por sepse ata nuk kanë sportistë brenda institucioneve që do bashkëndjente shpirtin, gëzimin e hidhërimin e sportistit.

Prandaj dhe e kanë vlerësuar si të panevojshme, financiarisht të pa justifikueshme shpalljen e sportistëve të vitit, madje të pirur nga ndjellakeqësia injoruese s’kanë hezituar ta mbështjellin nën vellon e një DIETE imagjinare në kohën kur shpenzimet financiare të udhëtimeve partiake e personale s’kanë të ndalur.

Sportistët këtë “harresë komunale” e kanë kuptuar si fyerje dhe këtë injorim e kanë trajtuar si nënvlerësim institucional të sportit dhe Rinisë në përgjithësi

 

Do pyeteni j,  kishte Gjilani sportist për te nominuar dhe sportist për të shpallur si më

të mirët e vitit, kishte Gjilani me se te mburrej e krenohej

Gjilani gjithnjë ka pasur kampion me të cilët është krenuar qyteti. Kishte edhe përgjatë vitit që lamë pas, madje të tillë që tejkalojnë përmasat e sukseseve komunale e shtetërore. Elhami Shabani është karateist i përmasave botërore të rangut të Majlinda Kelmendi, i shpallur kampion evropian në Tiranë, kampion në kupën botërore në Prishtinë, kampion në Austria Open, kampion mbarëkombëtar, Liridon Zeqiri është boksier i niveleve dhe rezultateve të pakontestueshme, KF “Gjilani” me sukses është duke marshuar drejt kthimit në rangun elitar, Klubi femrave nw  Voljeboll  e shumë suksese tjera të sportistëve e klubeve të qytetit tonë. Dhe të gjithë këta kanë nevojë për mbështetje dhe përkrahje institucionale. Por nuk e gjejnë dot nga pushteti aktual, madje as atë moral.

 

Sporti gjilanas përgjatë vitit të kaluar ka përjetuar një periudhë të rëndë. Në mungesë të institucioneve të mirëfillta ka munguar koordinimi me sportistë e klube sportive, ka munguar interesimi kontinuel për vlerat në sportin Gjilanas. Si rrjedhojë nuk kemi hasur në asnjë plan dinamik të zhvillimit të sportit në përgjithësi e në asnjë plan konkret të aktiviteteve që do pasojnë e përshkojnë sportin

 

Mbase kjo do jetë arsyeja thelbësore e mos mbajtjes së ceremonisë përmbyllëse për sportistin e vitit. Sepse institucionet komunale nuk kishin me çka të krenoheshin dhe nuk kishin çka të elaboronin. Përveç, mbase me degradimin e skajshëm të sportit dhe nëpërkëmbjen e thellë të rinisë sportive, kulturore e studentore. Përkundër sportistëve që kishin me çfarë të mburreshin dhe çfarë të thonë.………..

 

E ata, sportistët edhe më tej do kenë nevojë për dorën e zgjatur të pushtetit. E.Shabani në mars të këtij viti do përfaqësoj qytetin tonë, shtetin tonë në kampionatin europian në Azerbejxhan dhe do ketë nevojë për mbështetje, edhe shumë sportistë tjerë e klube sportive do kenë nevojë për përkrahje. Por institucionet komunale do duhej të punonin shumë, do duhej të konsolidoheshin shumë më mire, do duhej ndarë shumë më shumë kohë, dije e mjete në mënyrë që ata pra sportistët të mos ndjehen të braktisur.

 

Prandaj sot, Ne në LVV, rinia e saj, sportistët dhe sportdashësit në metaforën e gjithë angazhimit dhe mbështetjes institucionale komunale, në mënyrë simbolike do bëjmë shpalljen e sportistit të vitit.

  • Për meritat e jashtëzakonshme në sukseset e sportistëve,

  • Për përkrahjen dhe suportin kontinuel përgjatë tërë vitit dhënë sportistëve,

  • Për kompensimin material, financiar dhe moral të sportistëve dhe klubeve sportive,

  • Për ngritjen dhe krijimin e kushteve optimale në arritjen e rezultateve kulminante,

  • Për përmirësimin e infrastrukturës sportive me ndikim në rritjen e niveleve sportive e shumë merita tjera në thonjëza,

SHPALLIM SOLEMNISHT NË KËTË AMBIENT TË HAPUR DHE TË NGROHTË

LUTFI HAZIRIN - SPORTISTI MË I MIRË I VITIT 2014 NË KOMUNËN E GJILANIT

 

Nehat Osmani, kryetar I Nënkomiteti për Sport – Lëvizja Vetëvendosje

 

Kthehu mbrapa

Shto koment