Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit përfiton donacion në vlerë 67.275 franga zvicerane

21.01.2016 (komentet: 0)

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, i cili vepron në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka përfituar një donacion në aparatura mjekësore në vlerë 67.275 franga zvicerane. Donacioni është realizuar falë angazhimit të Znj. Sabina Haziri, e cila punon dhe vepron jashtë vendi, por dhe angazhimit e bashkëpunimit të menaxhmentit të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, SHSKUK-së, dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në përbërje të paisjeve janë dy laparaskopë modern te firmës “Olympus” , dy aparate për anestezion , një set komplet për punë në Ortopedi , një Ergometër –tipit bicikletë , disa aparatura për fizioterapi , disa shtretër anti-decubit , dhe një sasi e konsiderueshme e materialit për punë në sallën e kirurgjisë , gjinekologjisë dhe ortopedisë .

Poashtu, ka arritur edhe një aparat për pune ne kirurgjinë e unazave te qafës, i cili nuk do te shfrytëzohet ne SP të Gjilanit dhe do të dorëzohet për QKUK.Spitali i Përgjithshëm në Gjilan, ka formuar komisionin për pranim të donacionit , dhe sot profesionistet shëndetësor kanë filluar shpërndarjen e aparaturës nëpërrepartet gjegjëse, krejt kjo e percjellë dhe e monitoruar edhe nga sponsorizuesja e donacionit.

 

Nga organizatorja e donacionit është premtuar përkrahje e mëtejme për Spitalin e Përgjithshëm të donacionit, krejt kjo në të mirë të ofrimit më cilësor të shërbimit shëndetësorë të pacientëve që kërkojnë shërbime shëndetësore. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment