Spitali i Gjilanit vlerësohet përgjithësisht pozitivisht nga pacientët e anketuar

23.04.2015 (komentet: 0)

[

 

nbsp]Në një debat të organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me temën :“Sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimet spitalore në Gjilan”, drejtues të Spitalit prezantuan statistika nga disa anketime që janë bërë edhe përgjatë vitit 2014 edhe përgjatë vitit 2015, ku del se një përqindje e mirë e pacientëve të anketuar janë të kënaqur me punën e mjekëve derisa vërejtje më të theksuar pati sidomos në higjienë e ushqim.

Drejtuesi e Spitalti thanë se kanë punuar dhe se ka rezultate pasi menaxhmenti i ri ka shënuar një avancim në punën e këtij institucioni dhe se janë bërë investime dhe është ngritur disiplina e niveli profesional. Megjithatë qytetarët kërkuan më shumë disiplinë për mjekët, më tepër investime në aparaturën mjekësore dhe më shumë investime në ngritjen profesionale.

Drejtori i Spitalit të përgjithshëm të Gjilanit, Abdylafit Latifi duke folur për punën e këtij institucioni tha se janë bërë hapa konkretë dhe shumë domethënës për ta stabilizuar punën menaxhuese dhe profesionale në spitalin e Gjilanit.



Latifi tha se kanë arritur të bëjnë një menaxhim profesional dhe janë bërë investime në reparte të caktuara. Sipas tij janë hapur reparte të reja, pastaj është bërë renovimi i sallave të gjinekologjisë, neonatologjisë si dhe është rinovuar një pjesë e objektit të vjetër të spitalit.

Latifi tha se në këtë vit është planifikuar edhe pjesa tjetër derisa është intervenuar në repartin e dializës. Sipas tij aparatura mjekësore në përgjithësi ka qenë funksionale me përjashtime të vogla siç është CT. “Gjatë këtij viti ka pasur 222 mijë kontrolla, 1200 lindje, 1250 operime, mbi 400 mijë shërbime shëndetësore”.

Pos të arriturave dhe anëve pozitive që ka pasur Spitali, Latifi tha se vështirësi apo sfidë mbetet buxheti në vazhdimësi i zvogëluar nëpër vite, mungesa e stafit të mesëm si dhe disiplina në punë jo e kënaqshme.

Edhe Selami Kurteshi zëdhënës i spitalit përmes projektorit ka paraqitur rezultatet e anketimeve që janë bërë më 2014 e 2015, përmes pyetësorëve ku pacientët kanë dhënë vlerësime të ndryshme rreth spitalit.

Muhamet Kastrati nga Drejtoria Komunale e shëndetësisë në Gjilan tha se ata po konsolidohen çdo ditë. Sipas tij mjekësia familjare dhe institucionet tjera shëndetësore që menaxhohen nga komuna po rrisin kapacitet profesionale.



Besa Baftiu deputete në Kuvendin e Kosovës tha se ka një lëvizje pozitive tek menaxhmenti i ri sepse realisht ka aparaturë më të avancuar dhe ka një rritje të transparencës. Megjithatë, korrupsioni në nivel të përgjithshëm mbetet brengë për shoqërinë sepse është krijuar perceptimi se nuk mund të kryesh asnjë shërbim mjekësor pa dhënë mito dhe në këtë drejtim ka inkurajuar qytetarët t’i raportojnë rastet.

Shaban Terziu nga shoqëria civile tha se menaxhmenti i ri e ka një notë pozitive sepse e ka ndryshuar gjendjen për të mirë edhe pse për të brengosëse mbetet orari i punës i cili nuk respektohet sa duhet derisa për kirurgjinë tha se duhet të monitorohet më mirë sepse ka shumë ankesa të pacientëve madje përmendi dyshime se nuk mund të kryesh punë pa u dhënë mjekëve para.

Fadil Gashi tha se është mirë të ketë më shumë investime në aparaturë dhe jo në fasada dhe insistojë për atë që korrupsioni nëse ka të lajmërohet nga qytetarët dhe mos të heshtët.

 

Demir Krasniqi tha se Spitali i Gjilanit ndodhet në një pozitë shumë më të avancuar sesa spitalet e qendrës. Krasniqi tha se në nivel qendror mjekësia po shihet si biznes.”Fatkeqësisht jeta e njeriut është bërë biznes derisa ende kemi jo profesionalizëm” tha ai.

Në fund Abdylatfi Latifi ka kërkuar nga të gjithë qytetarët dhe mediat që të raportojnë çfarëdo rasti apo ankese që lidhet me ofrimin e shërbimeve spitalore. “Ankesat e qytetarëve neve na ndihmojnë shumë që të luftojmë dukurit negative sepse e kemi komisionin e etikës i cili përcjellë punën e mjekëve” tha Latifi 

Kthehu mbrapa

Shto koment