Sokol Haziri aderon në PDK

10.12.2015 (komentet: 0)

 Sokol Haziri, njëri ndër themeluesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili kohë më parë braktisi këtë subjekt politik, mësohet se tani do t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan.

 

 

Sokol Haziri kohë më parë, kur kreu i komunës Lutfi Haziri kishte bërë riformatimit e një pjese të qeverisë lokale, ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, drejtori kjo që i takonte AAK-së si partnere e LDK-së, në koalicionin bashkëqeverisës në Gjilan.

 

Përndryshe, kur kishte braktisur AAK-në, Sokol Haziri kishte paralajmëruar se nga ky subjekt do të kishte edhe ikje të reja, që do të preknin, të gjitha strukturat partiake, nga dega e nëndegët e aktivet. Dhe, sot Zyra e Informimi të PDK-së së Gjilanit, ka bërë me dije se nesër edhe zyrtarisht do të bëhet aderimi në PDK-në e Gjilanit, e një grupi të ish aktivistëve të Degës së AAK-së, në krye me, siç thuhet, njërin prej ish drejtorëve komunal, Sokol Haziri.  Mbetet të shihet kush tjetër do të jetë krah Haziri me rasti ne aderimit në PDK./2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment