Ska "vakuum" në qeverisjen komunale, mashtrohen uzurpatorët !

12.02.2014 (komentet: 0)

Banorët e 13-të katëshës - "Siliterit", janë të përkushtura si kurrë më parë, të mbrojnë pronën publike rreth kësaj ndërtese.

 

 

Banorët e kësaj ndërtese janë në hall të madh me hapsirën publike përreth këtij objekti, jo veq me hapsirën e parkingut por edhe me hyrjën në ndërtesë. Por megjithate si duket me ndryshimet që ndodhën në qeverisjen komunale atyre si duket iu është këthyer guximi qytetarë.

Javë më parë në hapsirën publike përreth ndërtesës më të lartë në qytet- të njohur si Soliteri, pas një pauze koxho të gjatë, pasi veq ishin ngopur për momentin me uzurpimin e hapsirës publike , javën e kaluar filluan punimet për ta uzurpuar edhe atë hapësirë të mbëtur.

Pas intevenimit të banorëve të Soliterit, dhe duke e lajmëruar rastin në polici, dhe pas intervenimit të tyre, punimet ishin ndalur. Por  pas largimit të policisë , uzurpatori , përndryshe fqinji i tyre kishte vazhduar punën edhe pse banorët kishin kundërshtuar, deri në momentoin kur për këtë kishte  qenë i njoftuar Drejtorati i Inspekcionit , i cili kishte  reaguar me kohë.

Ushtruesi i Drejtorit Valon Shefkiu për portalin Kokaj.net tha se nuk ka vakuum në qëverisjen komunale, mashtrohen ata që mendojnë ashtu. Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe do të mbrojmë jo vetëm pronën e tyre por me të gjitha mjetet jemi të përkushtuar ta mbrojmë qdo plammë të pronës publike , gjithjnji në të mirë të gjith qytetarëve.

Banorëve të kësaj ndërtese më në fund iu kthy shpresa se do të gjindet zgjidhje e mirë pë rta shfrytëzuar pronën e tyre publike.

/kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment