Sinani: Asnjë profesor i kualifikuar të mos mbetet pa punë

24.06.2014 (komentet: 0)

Kamenicë – Qëllimi im është të ruhet fondi i paraleleve dhe asnjë profesor i kualifikuar të mos mbetet pa punë, në bazë të mundësive financiare dhe ligjore duke respektuar kriteret dhe udhëzimet nga Ministria e Arsimit ka thënë Sinani.

Në një takim me Drejtorin e Arsimit Agim Shkodra dhe drejtorë e profesorë të shkollave të mesme të gjimnazit dhe teknikës, Begzad Sinani është njoftuar me sfidat me të cilat ballafaqohen ata.

Në këtë takim ku morën pjesë drejtori i Drejtorisë së Arsimit, drejtorët e shkollave të mesme si edhe disa profesorë, Begzad Sinanin e kanë njoftuar me sfidat me të cilat sivjet do të ballafaqohen në shtator me fillimin e vitit shkollor, konkursin për nxënës dhe mësimdhënës për vitin 2014/2015, raporton rajonipress.

Drejtori i Arsimit Agim Shkodra dhe komisioni për pranimin e nxënësve paraqiten numrin e nxënësve që kanë aplikuar dhe fondin e orëve.

Ata shprehen shqetësimet e tyre për shuarjen e klasës së XIII dhe për paraqitjen e numrit e vogël të nxënësve, ku disa profesorë mund të mbesin pa punë.

Kryetari Sinani tha se nuk jam i interesuar të veprojë në baza partiake mirëpo jam i interesuar që të kemi një arsim të mirë dhe cilësor. “Qëllimi im është të ruhet fondi i paraleleve dhe asnjë profesor i kualifikuar të mos mbetet pa punë, në bazë të mundësive financiare dhe ligjore duke respektuar kriteret dhe udhëzimet nga Ministria e Arsimit” ka thënë Sinani./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment