Shokuese: "Ajo hyri të sjellte një jetë të re, jo të mbetej pa jetë"
08.03.2016 (komentet: 0)
Ato me lot në sy tregojnë që ato janë karrige "ekzekutuese", të mbushura me lutje "Zot, të lutem të jetë doktori prezent në lindje e jo të lind prapë nga motrat, Zot, të lutem të jetë doktori në disponim dhe të mos jetë arrogant (Zot, të lutem të mos jetë doktori në ndikim te alkoolit), po po e them me përgjegjësi të plotë, mund te vizitoni korridoret, oborret e spitaleve dhe do gjeni doktor me pije në duar te cilat janë jo adekuate për tu pirë para lindjes, vetëm në zyre të tyre mos shkoni, se është mëkat të prishet gjumi në orar të punës.
E dini ju zotëri "ministër", nuk e di ende nëse e meritoni të ju them zotëri apo ministër ose thjesht më mirë po ju drejtohem me "ju" që thjeshtë merrni pagë, për të mbajtur përgjegjësin mbi supet e juaja për gjendjen e spitaleve tona, apo supet e juaja janë pasuruar aq shumë me korrupsion, saqë nuk kanë fuqi të mbajnë premtimin e bërë mbi një fjalë shumë të varfër, siç është fjala "drejtësi".
Sa keq, të varet gëzimi i një qifti të rinj, harmonia e një familje të gjerë, por edhe më keq vet jeta e nënës apo fëmis, nga modeli i "kravatave" të pushtetit mafioz.
Unë Xhemile Z.Demi, sot shkruaj në emër të të gjitha vajzave të cilat lënë zërin e fundit të tyre, duke bërtitur nëpër korridoret e spitaleve, të cilat fatkeqësisht dhe lindin nëpër korridoret e spitaleve, por ajo më e dhimbshmja për ato të cilat nuk kanë fat të dalin gjallë nga ato dyer të spitaleve./rajonipress