Shkollat e Gjilanit janë gati përfillimin e vitit të ri mësimor

31.08.2015 (komentet: 0)

 Komiteti i Arsimit ka shqyrtuar të hënën përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe ka përgëzuar drejtuesit arsimorë për punën e bërë, duke uruar edhe nxënësit për një fillim të mbarë, nesër më një shtator.

 

 

NazmiMusa, drejtor i Arsimit në Gjilan, ka thënë se me kohë është kryer rinovimi i objekteve,është bërë pranimi i kuadrit për vendet e lira të punës, është bërë sistemimi i mësimdhënësve, të cilët kanë pasur marrëdhënie të përhershme të punës, por që nuk kanë pasur normë të plotë mësimore si dhe është bërë regjistrimi i nxënësve në klasat e para të fillores dhe klasat e dhjeta të shkollimit të mesëm.

 

Për të stimuluar regjistrimin në shkollën e mesme të Bujqësisë, do të shpallet konkursi për ndarjen e bursave si dhe do të zhvillohen procedurat për sigurimin e transportit, ka thënë Musa.Sa i përket kësaj shkolle, ai pret që të plotësohet numri i paraparë i nxënësve për formimin e 11 paraleleve, meqë “Arbëria” sivjet e ka statusin e shkollës së privilegjuar.

 

Opozita (PDK e VV) nuk shohin ndryshime pozitive në arsim as sivjet. FehmiSylejmani (VV) ka thënë se edhe ky vit shkollor po fillon pa risi, me orë 40 minutëshedhe punë në tri ndërrime, në disa shkolla. Ai ka dyshime edhe te sistemimi i kuadrit, që sipas tij nuk është bërë në mënyrë objektive, kurse sa i përket regjistrimit të nxënësve në klasat e para, thotë të mos ketë dëgjuar për ankesa.

 

ShukrijeRapuca (PDK) tha se te pranimi i kuadrit ka pasur preferenca partiake, kurse LeonoraBunjaku (PDK) ka thënë se një objekt i vjetër i Ekonomisë së Pyjeve, po shëmton tepër hapësirën e gjimnazit “XhavitAhmeti”, prandaj ka kërkuar nga autoritetet arsimore që të angazhohen për zgjidhjen ekëtij problemi me AKP-në.

 

Ndërkaq, Arben Mehmeti (LDK), kryesues i Komitetit të Arsimit, ka thënë se duhet kuptuar që arsimi është një fushë e gjerë, ku pos sukseseve, ka edhe probleme, që nuk lidhen vetëm me nivelin komunal, por edhe me atë qendror dhe me qytetarët. Me rëndësi është që po bëhen përpjekje për t`i përmirësuar gabimet e së kaluarës, ka thënë ai.

 

Ndërkaq, sa i përket sistemimit të mësimdhënësve, Musa sqaron se kriter kryesor ka qenë përvoja e punës. Sa i përket regjistrimit në shkollat e mesme, ai thotë se në afatin e parë kanë ngelur pa u regjistruar 560 nxënës dhe brenda këtij numri janë edhe rreth 300 nxënës të planifikuar për “Arbëri”, ku në afatin e parë janë regjistruar 56 nxënës./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment