Shefkiu: Planifikimin rregullues do ta bëjmë realitet në terren me hapjen e rrugëve

07.07.2015 (komentet: 0)

 

“Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Gjilan, është në vazhdën e planifikimit të zonave të reja, implementimin e planeve rregulluese në terren, monitorim të ndërtimeve, por edhe angazhim konkret në legalizim të objekteve pa leje dhe planifikim për caktimin e lokacionit për varrezat e qytetit dhe punë të tjera me rëndësi për qytetarët e Komunës së Gjilanit”, ka thënë sot drejtori i kësaj drejtorie Valon Shefkiu, përmes një konference me gazetarë.

 

 

Me këtë rast Shefkiu informoi se në sektorin e planifikimit është duke u kryer punë efektive dhe me dinamikë përditë e më të shtuar.

 

“Vlen të theksohet se në proces të planifikimit është “Qendra 4” e planit rregullues, me një sipërfaqe prej 24.6 hektar. Pastaj planifikimin për zonën “Zabeli 1”, me sipërfaqe 86 ha, “Fidanishtja 2”, në fillim të procesit ka 106 ha. Gjithashtu në proces të përzgjedhjes së kompanive janë edhe “Qendra 2 dhe 3”. Kemi vendimin për revidimin e planit të qendrës “Zona 1” me një sipërfaqe 35 ha”, ka thënë drejtori Shefkiu, i cili ka shtuar se mbeten pa plan rregullues edhe 250 ha, apo 20% e zonës urbane të qytetit të Gjilanit.

 

Shefkiu ka thënë se sfidë për drejtorinë ishte procesi i aplikimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje, që me organizimin e drejtorisë, është arritur që kjo të kalohet me sukses dhe po vazhdojmë me punë në bazë të ligjit për legalizim.

 

Ai ka bërë të ditur se gjatë fundit të vitit mbetet të bëhet procedimi i revidimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe hartës zonale sipas ligjit për planifikimin hapësinor.

 

Drejtori Shefkiu ka njoftuar se shumë shpejtë do të nisin me zbatimin praktik në terren të planeve rregulluese.

 

“Janë kryer të gjitha procedurat për zbatimin e planit rregullues në terren, ngase vetëm kështu gjendjen e planifikuar e ruajmë të tillë, përmes hapjes së rrugëve. Po nisim me “Fidanishtën 1”, ndërsa më pas do të vazhdojmë edhe me “Kampin Montith” dhe me “Livadhet e Arapit”, ka potencuar drejtori Shefkiu, duke bërë të ditur se si Drejtori kanë bërë edhe propozim zgjidhjen për varrezat e qytetit, ngase gjendja atje nuk është e kënaqshme sa i përket hapësirës së mjaftueshme për varre.

 

Në kuadër të drejtorisë së Urbanizmit, me statutin e ri të Komunës së Gjilanit, funksionon edhe inspeksioni i ndërtimit që kryen detyrat në bazë të ligjit të ndërtimit.

 

“Inspeksioni i ndërtimit është duke bërë monitorimin e ndërtimeve në Komunën e Gjilanit. Inkasimi nga lejet e ndërtimit për periudhën janar – qershor 2015 është mbi 300 mijë euro, kurse për këtë periudhë janë dhënë 43 leje ndërtimore”, pohoi ai, duke shtuar se afati për kthim të përgjigjeve në këtë drejtori është një javë.

 

Objektivë kryesore të Drejtorisë, sipas drejtorit Shefkiu, është shërbimi i denjë për qytetarët në shqyrtim të kërkesave, hartimi i elaborateve të shpronësimeve të interesave publike brenda planeve rregulluese urbane, implementimi sa më efikas në terren i planeve rregulluese të miratuara, hapja e korridoreve të reja, i rrugëve lidhëse dhe infrastrukturës tjetër publike në kuadër të këtyre planeve, përfundimi i projektit të sistemit të adresave, regjistrimi i objekteve të ndërtuara pa leje, etj.

 

Ndryshe, në hapësirën e Komunës së Gjilanit janë të nderuara gjithsej 32 126 objekte, prej tyre mbi 15 mijë objekte janë në zonën rurale ndërsa pjesa tjetër janë në zonën urbane.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment