Shefkiu: Për nëntë muaj nga lejet e ndërtimit janë inkasuara mbi 500 mijë euro në Gjilan

04.11.2015 (komentet: 0)

“Progres i madh në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, është shënuar në inkasim të mjeteve që tejkalon të gjitha vitet paraprake, plane rregulluese, inspektim të ndërtimeve dhënie të shpejta të shërbimeve për qytetarë, hapjen e rrugëve në zonat e planifikuara”, ka thënë në konferencë për media drejtori i kësaj drejtorie, Valon Shefkiu.

Ai me këtë rast ka thënë se për nëntë muaj të këtij viti janë shënuar përparime që janë trende pozitive për Gjilanin në përgjithësi, sepse gatishmëria e qytetarëve është më e madhë se asnjëherë më parë në zyrtarizimin e ndërtimeve të reja.

 

“Është fat shumë i mirë gatishmëria e qytetarëve për pajisje me leje ndërtimore është shumë e madhe që ndikon edhe në të hyrat e drejtorisë, por edhe në ruajtjen e hapësirave të planifikuara. Gjithashtu, pas kalimit të inspektorëve të ndërtimit në kuadër të drejtorisë sonë, kemi më të lehtë kontrollimin e ndërtimeve që bëhen në Gjilan. Është fat i mirë që tashmë qytetarët janë vetëdijësuar dhe në shumë raste nuk nisin ndërtime pa marrë edhe lejen nga drejtoria jonë”,tha Drejtori Shefkiu.

 

Gjithashtu, drejtori i Urbanizimit ka bërë të ditur se edhe shqyrtimi i lëndëve që drejtohen në këtë drejtori bëhet konform ligjit dhe me efikasitet të plotë.

 

“Gjatë kësaj periudhe kohore kemi 177 kërkesa për parcelim të truallit, 82 kërkesa për kushtet e ndërtimit, 101 leje ndërtimore, një leje përdorimi etj. Kështu vetëm pagesat për lejet e ndërtimit për nëntë muaj shënon rritje të lartë në krahasim të të gjitha vitet paraprake, sepse deri më tani kemi mbi 580 mijë euro, që përkthyer në shifra del se janë dhënë leje për më shumë se 98.183.5 metra katror. Kjo na jep sinjalin e qytetarisë së përgjegjshme ndaj ligjit, planifikimit dhe përgjegjsisë”, ka thënë, ndër të tjerash, Shefkiu, duke i garantuar të gjithë që t’i drejtohen urbanizmit, ngase shërbimet do të jepen me shpejtësinë më të madhe të mundshme në shërbim përsëri të qytetarit.

 

“Në sektorin e inspeksionit të ndërtimit ka një vlug të madh të punëve, është bërë inspektimi i rasteve në process të ndertimit, hartimi i procesverbaleve të ndërtimit, hartim i procesverbaleve – shiritimit të objekteve. Pastaj vendime për nderprerje të punëve, dorzim të vendimeve për rrënim të objekteve, gjoba mandatore, kallzime penale – gjykatë si dhe shqyrtim të kerkesave dhe ankesave të qytetarëve. Nga puna e këtij sektori në terren del se kemi rreth 500 inspektime në terren, që kanë të bëjnë kryesisht me përgjegjësine e këtij sektori”, tha në paraqitjen e tij drejtori Shefkiu.

 

Ai ka thënë se si Drejtori dhe me mbështetje edhe të kryetarit Haziri, kanë bërë hapjen e rrugëve sipas planit të miratuar në Kuvendin e Komunës për hapjen e rrugëve në zonën “Fidanishte”, kanë bërë përgatitjet për hapjen e trasesë së rrugëve edhe në hapësirën e planifikuar në kampin “Monteith” dhe “Livadhet e Arapit”, duke potencuar se në këtë mënyrë, po mundësohet ruajtja e planifikimit.

 

Shefkiu është shprehur se objektivat e drejtorisë janë të shumta, por vëmendje e veçantë edhe në muajt në vazhdim i kushtohet shqyrtimit të drejtë dhe efikas të kërkesave të ndryshme të qytetarëve, hartimit të elaboratit të shpronsimeve – interesave publike brenda PRRU-të aprovuara, implementimin sa më efikas në teren të PRRU -ve të miratuara, hapjen e koridoreve të reja – rrugëve lidhëse dhe përmbledhëse dhe hapsirave tjera publikenë në kuadër të PRRU etj.

 

“Gjithashtu është duke vazhduar procesi i rexhistrimit të objekteve të ndërtuara pa leje, riorganizimi i drejtorisë sipas ndryshimeve statutare por edhe pjesëmarrje aktive konform kërkesave”, ka përfunduar drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Valon Shefkiu, në konferecën e mbajtur të mërkurën.

Kthehu mbrapa

Shto koment