Semimaturantët e Gjilanit rikonfirmun suksesin e lartë në testin e arritshmërisë

10.06.2016 (komentet: 0)

Përsëritja e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta në Komunën e Gjilanit,   vërtetoi edhe njëherë jo vetëm rezultatet e larta të nxënësve tanë, po  edhe korrektësinë e gjithë procesit të testimit, organizimin e mirë teknik dhe  rezultatet e punës së mësimdhënësve në procesin edukativo-arsimor në  ngritjen e cilesisë në arsim.

 

Kështu ka thënë drejtori I Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, me rastin e pranimit të rezultateve nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Testit të  arritshmërisë iu shtruan  1887 nxënës , në 7 qendra tëstimit, nën percjelljen e rreptë të 190 administruesëve, 7 komisionerëve të DKA-së dhe 21 të MASHT-it.

“Rezultati i arritshmërisë është 76.01 % që, krahasuar me testin e  parë të mbajtur më 21.05.2016, është për  2.52 më i ulët.  Sipas analizës së rezultateve që kanë bërë zyrtarët e arsimit në DKA, konstatojmë se  suksesi i këtij viti mësimor është më i lartë për 1.62 % se në vitin e kaluar.  Drejtoria Komunale e Arsimit falënderon Ministrinë e Arsimit Shkëncës dhe Teknologjisë për një vlerësim korrekt  dhe  publikimin më kohë të rezultateve të nxënësve”, ka thënë Musa.

Drejtoria e Arsimit  në Gjilan,të gjithë nxënësve që perfunduan arsimin e mesëm të ulët ju uron sukses dhe i mirëpret  me dyer të hapura regjistrimin e tyre në Shkollat e Arsimit të Mesëm të Lartë, që nga data 14,15,16 qershor 2016,koha kur bëhet regjistrimi i tyre.

Kthehu mbrapa

Shto koment