Rotarianët gjilanas dhurojnë tensiometra për mjekësinë gjilanase

24.10.2014 (komentet: 0)

Klubi rotarian Gjilani në vazhdën e aktiviteteve të saj rotarian, në shërbim tëkomunitetit, ka shpërndarë të premten një sasi të tensiometrave për nevoja të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Gjilan.

 

 

 

Kreu i rotarianëve gjilanas Vehbi Salihu i ka dorëzuar simbolikisht 21 tensiometër drejtorit të QKMF-së Fejzulla Berisha, që pastaj ato të shpërndahen aty ku ka nevojë nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare.

Salihu tha se e kanë shfrytëzuar ditën e sotshëm që shënohet nga rotarianët si Dita Botërore e Polios, pra luftës kundër poliomelitit, sëmundje e paralizës vdekjeprurëse tek fëmijët, e ku kontributi i madh i rotarianëve ka bërë që kjo sëmundje pothuajse të çrrënjoset në botë, duke mbetur vetëm në tri-katër shtete, e ku po bëhet angazhimi i madh që edhe aty të mundet kjo sëmundje.

 

Në këtë ditë të shënuar, ka thënë Salihu, ne kemi zgjedhur të bëjnë një aktivitet bamirës, duke dhuruar një sasi të tensiometrave për nevojat e ambulancave në Gjilan, mundësuar falë vullneti të mirë dhe kontributit të roarianëve gjilanas si dhe rotarianëve nga Prishtina, Ferizaj, Vitia, por edhe të miqve të rotarianëve.

 

Salihu ka përmendur edhe angazhimet tjera të rotarianëve gjilanas për të ndihmuar shoqërinë gjilanase, por edhe më gjerë dhe në këtë drejtim ka përmendur edhe kontributin e deritanishëm pikërisht në sferën e shëndetësisë, projektet e tyre, apo edhe ato me miq rotarianë nga vendet tjera, e sidomos ata nga Britania, ku Gjilani ka qenë përfitues, ndër tjerash, edhe i një autoambulance.

 

Kontribut në këtë projekt kanë dhënë edhe të rinjtë – rotaraktët ku njëra ndër to Manushaqe Latifi ka thënë se e vlerësojnë shumë, që Klubi rotarian Gjilani, të rriturit, i kanë përfshirë në një ngjarje të mirë si kjo e sotmja, kur po e dhurojnë një donacion, duke iu dhënë kështu hapësirë dhe mundësi të rinjve, të jenë bartës të realizimit në terren të një projekti të tillë.

 

Latifi ka thënë që presin tani që këto tensiometra të shpërndahen aty ku ka nevojë, por le të jetë ky edhe një ngacmim, një nxitje edhe për institucionet përgjegjëse, të furnizojnë me pajisje, çfarëdo qofshin ato, Qendrat e Mjekësisë Familjare, që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë i nivelit sa më të mirë.

 

Përndryshe, rotarianët gjilanas vlerësojnë edhe drejtuesit e sektorit të shëndetësisë në Gjilan përkatësisht të Qendrës së Mjekësisë Kryesore Familjare (QKMF), për bashkëpunimin e deritanishëm dhe presin që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në projekte të përbashkëta për të mirën e komunitetit, rrethit ku jetojmë, e pse jo edhe më gjerë.

 

Nga ana e tij, drejtori i QKMF, Fejzulla Berisha i cili e ka pranuar donacionin në fjalë, ka folur fjalë të mira për rotarianët gjilanas që, siç tha ai, po bëjnë punë të mira, dhe se edhe ai për sa është në krye të QKMF-së i ka prekur ato të mira.

 

Berisha tha se institucionet komunale kanë vlerësuar përherë angazhimet dhe ndihmën që po e japim rotarianët gjilanas që donacione të tilla të përfundojnë edhe në sferë ne shëndetësisë dhe punë të mira që po bëhen kudo në shërbim të qytetarëve të Komunës.

 

Ai ka vlerësuar këtë ndihmë duke thënë se është e mirëseardhur dhe se ato do të futen menjëherë në përdorim, duke u shpërndarë aty ku ka nevojë, por ka përmendur edhe ndihmat e mëhershme të rotarianëve, si autoambulancën, pastaj vizita e mjekëve rotarian nga Britania e Madhe, të cilën e kanë mundësuar rotarianët gjilanas, e të cilët kanë qenë tejet të interesuar dhe kanë premtuar se do të ndihmojnë shëndetësinë gjilanase. Përndryshe, ai ka prmetuar se bashkëpunimi me rotarian do të vazhdojë edhe n ëtë ardhmen /Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment