Rotaraktorët shpërndajnë pako ushqimore dhe miell për 55 familje skamnorë

28.06.2016 (komentet: 0)

 

RCT Anamorava (e sponsoruar nga Klubi Rotarian i Gjilanit),  ndihmuar nga donatorë të ndryshëm kanë grumbulluar dhe më pas edhe janë shpërndarë pako me gjëra ushqimore dhe higjienike, si dhe miell për 55 familje skamnore të Komunës së Gjilanit, për t’i begatuar sofrat e tyte përgjatë Muajit të Ramazanit.

 

Përfaqësues të RCT Anamorava  kanë thënë se edhe ky aktivitet i rotaraktorëve  ishte në vazhdën e projekteve që po i organizojnë të rinjtë rotarian në shërbim të qytetarëve, ku fillimisht ishte organizuar një turne humanitar, nga janë grumbulluar mjete, pastaj ato janë bërë bashkë edhe me mjete të siguruara nga vet rotaraktorët, rotarinanët dhe donatorë të tjerë, biznese dhe institucione, për t’u siguruar pakot me përmbajtje ushqimore dhe higjienike si dhe miell për familjet nevojtare të komunës së Gjilanit.

Rotaraktorja Manushaqe Latifi, udhëheqëse e këtij projekti ka sqaruar ecurinë e projektit  duke thënë se fillimisht RCT Anamorava kishte organizuar një turne humanitar në futboll të vogël,  që është bërë në bashkëpunim me partnerë: Njësit për Sport e Komunës së Gjilanit, Shoqatën e Referëve, KVRL-në e Gjilanit dhe Policinë e Kosovës, ku kanë marrë pjesë 16 ekipe.

“Mjetet që janë grumbulluar nga ky turne dhe ato që janë siguruar nga vet rotaraktorët, duke përfshirë këtu edhe një sasi të miellit (dhënë nga rotaraktori Fatlum Agushi),  iu janë shtuar edhe ato të siguruar nga RC Gjilani si dhe donatorët:

Vali Ranch, Pro-Eng, Kompania SDI,  Q.T.Agmia,  Gzimi Engineering,  Gzimi Commerce,  Palma, 1 Maji, Qumështorja KABI,  PRO-Computers, Motel Europa, por kanë ndihmuar edhe individë duke përfshirë edhe zyrtarët policor Ismet Hashani e Elmina Mahmuti”, ka  bërë të ditur Manushaqe Latifi.

Sipas saj, që ky projekt të jetë sa më i suksesshëm dhe të përfshijë sa më shumë skamnorë në listë për t’u  ndihmuar është përkujdesur edhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), e cila ka ndihmuar RCT Anamorava me pako ushqimore dhe miell që ka mundësuar që  të shtohen ndihmat e grumbulluara  dhe me këtë edhe të rritet mbi 50  numri i familjeve që do të ndihmoheshin.

“ Kur ne kishim një sasi që mendonim se do të mund të ndihmonim rreth 30 familje kemi kërkuar nga DSHMS-ja, nëse do të mund të na ndihmoni edhe ata që të shtoheshin pakot ushqimore dhe mielli, për të përfshirë sa më shumë skamnorë. Fatmirësisht kjo kërkesë e jona ka marrë përgjigje pozitive dhe ndihmave tona iu janë shtuar edhe 26 pako ushqimore dhe gjashtë thasë miell (25kg),  për çka e falënderojmë shumë drejtorin e DSHMS, Nexhat Hajrullahun për gatishmërinë e treguar për të na përkrahur, por edhe zyrtarin tjetër të kësaj drejtori Sami Ahmeti për angazhimin e tij praktik që ky projekt të vazhdojë tutje mbarë”, ka thënë Latifi.

Ajo tha se kur të gjithë këto u bënë gati, nisi shpërndarja e këtyre ndihmave nga ku përfituan 55 familje skamnore nga Gjilani dhe fshatrat si: Pogragjë, Livoç, Cernicë, Muqibabë, Zhegër, Lladovë, Vërbicë e Zhegocit, Vërbicë e Kmetofcit, Bresalc, Zhegoc, Përlepnicë.

Përndryshe, projekte të ndryshme në natyrën rotariane do të ketë edhe në të ardhmen nga këta të rinj rotarianë që njihen si rotaraktorë dhe janë pjesë e Rotract Club “Anamorava” (e sponsoruar nga Klubi Rotarian i Gjilanit).  RCT “Anamorava” falënderon të gjithë donatorët, individët, institucionet,  rotarianët dhe  të gjithë ata, që në çfarëdo forme e kanë ndihmuar këtë projekt humanitar për të ndihmuar familjet në nevojë.

Kthehu mbrapa

Shto koment