Rezultatet e provimit pranues të studentëve për vitin akademik 2015/16 në Universitetin e Gjilanit
22.07.2015 (komentet: 0)
Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” ka publikuar rezultatet e provimit pranues të studentëve për vitin akademik 2015/2016. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me date 23-24 korrik 2015, pas këtij afati ankesat nuk do të pranohen.
Ankesat dorëzohen në sportelet e shërbimit të studentëve të fakulteteve përkatëse në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, prej orës 09:00-16:00. Ankesat shqyrtohen të hënën më 27-07-2015 në ora 10:00, për secilin fakultet nëpër sallat e caktuara të Universitetit.
Publikimi i listave sipas ankesave bëhet më datë 29 korrik 2015.
Shpallja e rezultateve në kopje fizike është bërë edhe në lokalet e Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan.
Në linçet e më poshtme duke klikuar mbi to mundë t”i shihni rezultatet e aplikantëve të pranuar dhe pa pranuar, gjatë afatit të parë të vitit akademik 2015/2016. Rezultatet janë të paraqitura sipas programit studimor në të cilin kanë aplikuar aplikantët.
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” do të bëhet me 21-28. 09. 2015 prej orës 9:00 - 15:00.