Rexhepi: Gjilani do të flas me gjuhën e AKR-së

12.04.2014 (komentet: 0)

Gjilan – Agim Rexhepi koordinator i degës së AKR-së në Gjilan thotë për rajonipress se dega e AKR-së në Gjilan po fuqizohet me kuadro të reja e të përgjegjshme. Rexhepi tha se Gjilani në të ardhmen do të flas me gjuhën e AKR-së, e ajo është zhvillimi ekonomik i Anamoravës, për të cilën kanë shumë nevojë komunat e këtij regjioni.

Agim Rexhepi ka marrë një detyrë të rëndë për të konsoliduar degën e AKR-së në Gjilan. Ndonëse ka një kohë jo shumë të gjatë që merret me strukturimin e kësaj dege, Rexhepi për rajonipress tha se është i kënaqur me qasjen që kanë aktivistët dhe grupet e tjera për të aderuar në AKR.

“Vërehet një mobilizim dhe një optimizëm i madh tek anëtarësia e AKR-së në Gjilan. Po vizitojmë çdo nëndegë dhe po marrim opinionet e tyre dhe njëkohësisht po kemi edhe aderime të reja të përditshme. Ky sukses më gëzon sepse synimi im është që AKR-ja të masivizohet tek të gjitha shtresat” tha Rexhepi, raporton rajonipress.

Rexhepi thotë se pretendimet e AKR-së në Gjilan janë që në gjiun e saj të ketë kuadro të autoritetshme, të përgjegjshme dhe të dëshmuara.”AKR-ja do të shkaktojë befasira të mëdha muajve në vijim. Do të sjellim njerëz dobiprurës për Gjilanin dhe do të kemi kandidatë të mrekullueshëm për deputet në Parlamentin e Kosovës” tha Rexhepi.

Rexhepi tha se është i bindur se AKR-ja e Gjilanit do të arrij të futet në Parlamentin e Kosovës pasiqë kanë piketuar kuadro që kanë forcë e fuqi që të arrijnë votat e mjaftueshme për të hyrë në Parlament.

Por një synim kryesor dhe fundamental i AKR-së në Gjilan, por edhe i Agim Rexhepit mbetet fuqizimi dhe përkrahja e programit ekonomik të Behgjet Pacollit që parasheh për komunat e Anamoravës, por në përgjithësi edhe në Kosovë.”Në të ardhmen Gjilani do të flas me gjuhën e AKR-së, e ajo gjuhë është zhvillimi i saj ekonomik dhe zhvillimi i komunave të rajonit të Anamoravës”.

Rexhepi thotë se nuk do të jenë vrojtues pasiv edhe të zhvillimeve institucionale në Gjilan.”Koncepti i AKR-së karshi pozitës është i qartë. Ne do të përkrahim të gjitha projektet që janë në dobi të Gjilanit dhe në këtë drejtim do të kemi edhe oferta konkrete për qeverisjen komunale” tha Rexhepi./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment