Rektori i Universitetit të Gjilanit takon përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra”

23.10.2015 (komentet: 0)

Në Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar për një vizitë një delegacion i Lëvizjes Qytetare “Vatra” në përbërje Kushtrim Kadriu, Bashkim Mehmetit dhe Kadime Berisha të cilët janë pritur nga rektori i Universitetit, Bajram Kosumi.

Gjatë këtij takimi u diskutu për mundësitë e bashkëpunimit në mes të UKZ-së dhe Lëvizjes “Vatra” , thuhet në një njoftim të Lëvizjes Vatra.

 

Rektori Bajram Kosumi, tha se Universitetit “Kadri Zeka” është i hapur për çdo bashkëpunim kur është në pyetje interesi i përbashkët, sikur që Universiteti “Kadri Zeka” krahas studentëve nga rajoni i Gjilanit, krijon hapësirë të mjaftueshme për studentët edhe nga Lugina e Preshevës.

 

Nga ana e tyre përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra” kanë vlerësuar faktin që UKZ, në përgatitje për pranimin e studentëve të rinj , parasheh edhe kuota të veçanta për studentë nga Lugina e Preshevës. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment