Ramushi i del hakut Anamoravës, Xhevat Demiri bëhet pjesë e kryesisë qendrore

22.07.2015 (komentet: 0)

Gjilan - Xhevat Demiri njëri nga më të votuarit në degën e AAK-së në Gjilan, njeri me një autoritet të pa diskutueshëm brenda AAK-së, njëri nga kuadrot më kredibil për të ardhmen e AAK-së, mjeku i UÇK-së që ndihmojë në të gjitha zhvillimet shëndetësinë kosovare, luftën, zhvillimet në shëndetësinë kosovare para dhe pas luftës, tashmë është edhe pjesë e kryesisë qendrore në AAK. Xhevat Demiri thotë se me këtë inkuadrim në hierarkinë e lartë partiake do të jetë më i motivuar për të qenë në shërbim të shëndetësisë kosovare, por edhe për të ndihmuar proceset partiake e politike në Kosovë.
 

Ramush Haradinaj ka bërë një hap të guximshëm kur ka inkuadruar në majat e AAK-së, Xhevat Demirin magjistër i shkencave mjekësore, njëri nga më të votuarit e degës së AAK-së në Gjilan dhe i njohur si mjeku kryesor në zonën Operative të Karadakut.

Duke e vendosur Xhevat Demirin në majat e partisë, Ramush Haradinaj tashmë i ka dalur hakut Anamoravës. Haradinaj jo rastësisht e ka forcuar pozicionin e Xhevat Demirit. 

Demiri njihet si njeri autoritativ në Gjilan, mjek shumë popullor dhe i afërt me qytetarët, më i votuar në degën e AAK-së në Gjilan, një personalitet shëndetësor që ka ndihmuar para dhe pas luftës shëndetësinë kosovare, një mjek që në luftën e UÇK-së nuk kurseu asgjë. Dhe jo vetëm kjo, Xhevat Demiri rrjedh nga një familje që në zemër kishin NDSH, magjistër i parë i infektologjisë në Anamoravë, ish drejtor i parë në spitalin regjional të Gjilanit, njëri nga më të votuarit për këshilltar komunal në Asamblenë e Gjilanit, anëtar i kryesisë së veteranëve të luftës në Gjilan.

Xhevat Demiri ka një dosje shumë pozitive edhe në kyçjen e tij në AAK. Për 10 vite ka qenë anëtar i AAK-së dhe kryesisë së saj. Me sukses ka udhëhequr sektorinë e shëndetësisë në kuadër të AAK-së. Në zgjedhjet e fundit Parlamentare ka qenë i radhitur në vendin e 88, derisa me votat e fituara është radhitur në vendin e 26.

Xhevat Demiri thotë se me kuadrot që ka caktuar Ramush Haradinaj në kryesin qendrore tregon se AAK është e përkushtuar për të quar proceset përpara. “Unë këtë pozitë e shoh më shumë si përgjegjësi dhe jo si privilegj. Aktivitetin tim do e shtrijë në sektorin e shëndetësisë ku bashkë me kolosin e shëndetësisë kosovare Talat Gjinollin do ta avancojmë sektorin e shëndetësisë. Përmes grupeve të ekspertëve do të mundohemi që shëndetësinë kosovare ta kthejmë në binarët e shëndoshë sepse aktualisht shëndetësia është në kolaps të plotë. Ky angazhim imi në kryesinë qendrore është një motivim i madh për të quar përpara shëndetësinë kosovare” tha Demiri./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment