QKMF ka nisur kontrollat sistematike nëpër shkolla

19.02.2016 (komentet: 0)

 Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan në koordinim edhe me Drejtorinë Komunale të Arsimit ka nisur sot realizimin e kontrollave sistematike të nxënësve për të gjitha shkollat fillore të Komunës së Gjilanit.

Me këtë rast drejtori I QKMF-së, Fejzulla Berisha, ka thënë se Shëndetësia Primare në Gjilan është e angazhuar së bashku edhe me gjithë stafin e saj që përmes këtyre kontrollave nëpër shkolla të ketë pasqyrën reale të shëndetit të nxënësve të Gjilanit, intervenimin me kohë dhe vlerësimin e gjendjes shëndetësore në të cilën janë ata nëpër shkollat tona.

 

“Falë angazhimit të menaxhmentit dhe gjithë stafit mjekësor, porn ë koordinim edhe me Drejtorinë e Arsimit, ne sot kemi nisur projektin e kontrollave sistematike në shkollën fillore “Thimi Mitko”, për të vazhduar më pas edhe me të gjitha shkollat e tjera të Gjilanit, duke përfshirë këtu edhe shkollat në të gjitha fshatrat. Nxënësit të cilët do të kontrollohen janë ata në klasat e para, të pesta dhe nënta. Kontrolla sistematike parasheh tre formualarë, ku njëri është për prindin ku paraprakisht merret leja për ekzaminimin e fëmijës së tij,, pastaj formulari tjetër është me parametrat e paraparë për ekzaminim dhe vlerësim të gjendjes së përgjithshme shendetesore, si dhe formulari tjetër me të cilin bëhet vlerësimi i higjienës orale (dhëmbët e qumshtit si dhe dhëmbët e përhershëm) nga ana e Stomatologut të fëmijeve”, ka thënë ndër të tjerash drejtori Berisha.

 

Ai ka informuar se kjo është pasqyrë reale e nivelit shëndetësor, duke bërë që ekipet e mjekëve të vizitojnë shkollat, në mënyrë që të bëhet vlerësimi i gjendjes shëndetësore të nxënësve, duke pretenduar vazhdimin e kësaj praktike edhe në vitet në vijim, sepse sipas tij vetëm kështu do të jemi kujdestarë të shëndetit të fëmijëve të Gjilanit. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment