Qendra për Punë Sociale në Gjilan, një mbështetje e fuqishme për familjet skamnore

13.01.2015 (komentet: 0)

 

Qendra për Punë Sociale në Gjilan me mbështetje edhe të kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe donatorëve të ndryshëm individual por edhe të organizatave të ndryshme ka arritur që për vitin 2014 të ndaj ndihma të formave të ndryshme, si pako ushqimore, lëndë djegëse për ngrohje, dhurata festive etj.

 

Me këtë rast drejtori i QPS-së, Mursel Zymberi, ka thënë se me bashkëpunim dhe mbështetje të kryetarit Lutfi Haziri, por edhe falë mbështetjes nga donatorët e tjerë si bizneset,  organizatat jo-qeveritare, individ, etj.

“Falë mbështetjes së kryetarit të Komunës së Gjilanit z.Haziri, ne kemi arritur që të përfitojmë donacione si në pako ushqimore, pako festive dhe mbështetje në forma të ndryshme për familjet me gjendje të rëndë ekonomiko – sociale. Në projektin e dimërimit nga projekti i dimërimit janë përfshirë 700 familje me pako ushqimore dhe lëndë djegëse. Poashtu është arritur që për disa familje të sigurohet edhe pako ushqimore për çdo muaj për disa familje me gjendje shumë të rëndë ekonomiko – sociale”, tha drejtori Zymberi.

Ai poashtu ka bërë të ditur mbështetjen që kanë marrë nga KFOR-i Turk, ku për festën e Bajramit janë shpërndarë 30 pako ushqimore dhe 50 familje të tjera kanë përfituar veshmbathje.

Gjithashtu kompania “Interex” ka dhuruar 20 pako ushqimore, ndërsa bashkatdhetari ynë Imran Sylejmani ka dhuruar edhe 170 pako ushqimore me rastin e Bajramit, kurse i njëjti ka dhuruar 1200 pako festive.

Mbështetje nga QPS-në është bërë edhe OJQ “Pema” me 150 dhurata, QPS Dardanë me 150 dhurata, shoqata Handikos 70 dhurata, shoqata e shurdhmemecëve me 85 dhurata dhe shoqata e të verbërve me 60 dhurata.

Ndryshe Qendra për Punë Sociale, gjatë tërë vitit 2014 është interesuar dhe u ka dalë në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë në forma të ndryshme në kuadër të mundësive dhe konform përshkrimit ligjor. /kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment