Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Gjilan shënon 11 vjetorin e themelimit

21.08.2016 (komentet: 0)

Më 20 gusht, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan shënoi 11 vjetorin e themelimit. Në takimin e organizuar për këtë çështje, para të pranishmëve folën Kryetarja e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Gjilan, Besa Baftiu, si dhe deputeti Albin Kurti.

 

Baftiu foli për sfidat nëpër të cilat ka kaluar kjo qendër pargjatë këtyre viteve të organizimit, si dhe për rritjen e vazhdueshme të Lëvizjes në këtë komunë, më theks të veçantë në muajt e fundit përgjatë rezistencës së vazhdueshme në kundërshtimin të proceseve të dëmshme nëpër të cilat po kalon Kosova.

Deputeti Albin Kurti shpjegoi historikun e zhvillimit të VETËVENDOSJE!-s në  Gjilan dhe Anamoravë. Ai foli për nevojën e mobilizimit të popullit për t’i bërë ndryshimet e domosdoshme në Kosovë, si dhe iu bëri thirrje aktivistëve gjilanas për angazhim maksimal për protestën e radhës të datës 1 shtator, ashtu që kjo protestë të jetë sa më masive.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment