Qemajl Mustafa humb kontrollin, fyen gjilanasit!

16.10.2013 (komentet: 0)

I nervozuar jashtë mase me reagimet negative të audiencës në emisionin për zgjedhjet të Jeta Xharrës, kryetari aktual i Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili njëkohësisht është edhe kandidat i PDK’së për një mandat të ri, ka drejtuar akuza të rënda në adresë të disa medieve, të cilat, sic është shprehur ai, kanë prodhuar një audiencë të kontaminuar.

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i moderatores e cila ka kërkuar nga kandidati i PDK’së mos ta fyej audiencën, transmeton Almakos.com.

Mirëpo, përkundër kësaj Musta ka mbrojtur qëndrimin e tij duke e përsëritur me ngulm se ndodhet para një audience të kontaminuar që nuk e përfaqëson vullnetin e votuesve në Gjilan. Përplasjet e kandidatit të PDK’së kanë qenë të ashpra sidomos me përfaqësuesin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, i cili me fakte ka prezantuar urdhëresat me nënshkrim të kryetarit aktual të Gjilanit, Qemajl Mustafa, për punësime jashtëligjore. Ky debat u përcoll me tone të ashpra për dështimin e qeverisjes komunale në shumë sfera, duke filluar nga ekonomia, arsimi, ambienti etj.

Nuk kanë munguar akuzat as për qeverisjen e Gjilanit në kohën kur kryetar i saj ishte Lutfi Haziri nga LDK, i cili edhe kësaj radhe pretendon postin e të parit të komunës. 

tribuna

Kthehu mbrapa

Shto koment