Qemajl Mustafa, heq dorë nga Këshilli i Universitetit Kadri Zeka, lë vëretje prapa!

03.04.2014 (komentet: 0)

Qemajl Mustafa, heq dorë nga Këshilli i Universiteti "Kadri Zeka", lë vërejte prapa!

Isha kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga anëtari i Këshillit të UP të Gjilanit. Në letrën që ka dërguar Ministrit Buja, Mustafa, përpos  dorëheqjes që ka bërë për shkak se zgjedhja e tij ishte me çelësin e përfaqësimit si kryetar komune, ka shkruar edhe vërejtjet e tija, lidhur me zhvillimet në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan. 

I nderuar ministër Buja,

Më lejoni që t’ju falënderoj për mundësinë që ma keni dhënë që në cilësinë e kryetarit të komunës së Gjilanit të jem anëtar i këshillit të UP të Gjilanit për ta dhënë kontributin e vlefshëm fillestar në themelimin e tij.

Shpresoj shumë që e kam dhënë këtë angazhim timin si kryetar i komunës dhe si anëtar i këtij këshilli (sidomos në përgatitjen hapësinore për fillimin e punës në Tetorin e vitit 2013).  

Meqenëse ardhja ime ka të bëjë me çelësin e pozitës së kryetarit të komunës, unë me vullnet timin e lëshoj këtë vend në këshill të cilin ju i nderuari ministër mund ta plotësoni me kryetarin e tashëm të komunës ose me ndonjë kuadër tjetër akademik sepse sipas perceptimit tim është krejt e pa kuptimtë që unë të qëndroj ende aty. 
 
Unë mundohem që gjërat t’i shoh në dritë pozitive dhe kryesisht puna ka shkuar mirë në përgatitjen dhe nisjen e UP të Gjilanit por, ajo që është e metë duhet ta theksojmë hapur me qëllimin më të mirë që të metat të minimozohen në të ardhmen dhe këtë krijesë të jashtëzakonshme ta rrisim shëndosh e të na shërbejë të gjithëve pa dallim. Përbri angazhimit të mirë, po i theksoj disa mangësi që e kanë përcjellë punën tonë si këshill por edhe si ministri.

1.Vendosja e u.d. të rektorit nuk ka qenë dashtë të bëhet nga anëtarët e këshillit sepse e kam trajtuar dhe e trajtoj konflikt të rëndë të interesit (sepse rektori tashti i jep llogari vehtes së tij pra, i jep llogari kryetarit të këshillit e që është vet ai). Nuk kam vërejtje në vullnetin e rektorit dhe në angazhimin e tij por rregullësia është diçka që len për të dëshiruar,

2.Vendimi për akreditimin e degëve (dy në studime universitare dhe një për master) është bërë me nguti dhe pa analizën e duhur. Së paku drejtimi për diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare tashti në fillim neve nuk na është dashur sepse Gjilani dhe ajo anë ka shumë nevojë për profile të rralla e që janë në funksion të ngjalljes ekonomike të rajonit si psh. degë të agrokulturës, të industrisë përpunuese, të planifikimit hapsinor, të analizës e planifikimit startegjik zhvillimore, të ndërtimit, … 

3.Në UP të Gjilanit ka angazhime të kuadrit dhe për këto angazhime nuk janë votuar kritere të veçanta nga këshilli për angazhim (e që janë në fund të fundit normë ligjore dhe statutare e UP-ve) në mënyrë që t’i sjellim vërtetë më të mirët në universitet. Me sugjerimin dhe me kontributin e dashamirëve të UP të Gjilanit dhe me insistimin tim personal rektori i tashëm z. Arben Dermaku është munduar që sadopak të sjellim kualitet në universitet, 

4.Në UP të Gjilanit, në administratë ka punësime të familjarëve të anëtarëve të këshillit ose të rrethit të tyre shoqëror, familjar e politik dhe ky është zatën edhe një motiv shtesë i ndonjërit që të jetë anëtar i këshillit dhe të jep “kontribut” për universitetin.

5.Për UP të Gjilanit ka herëpasëherë përfolje mediale për qështje të ndryshme të cilat duhet të merren parasysh seriozisht për ta identifikuar dhe për ta stopuar të keqen qysh në fillim. 

Uroj që këto të meta të fillimit t’i heqim në ditët që vijnë sepse është e vetmja rrugë për prosperitet të kësaj vatre të rrallë të diturisë për anën tonë. 


Uroj që sadopak të kem kontribue në mbarëvajtjen e punës në themelimin dhe nisjen e punës së universitetit publik të Gjilanit. Jam i gatshëm që sërish, kurdo që e kërkon nevoja të jap përherë atë që është mundësi e imja. 

Qemajl Mustafa, ish-kryetar i komunës së Gjilanit 

Kthehu mbrapa

Shto koment