Qamil Rexhepi zgjidhet kryetar i Këshillit lokal të Pogragjës

03.07.2014 (komentet: 0)

Në fshatin Pogragjë është mbajtur tubimi me qytetarë me pikë të vetme të rendit të ditës: zgjedhja e Këshillit të fshatit prej shtatë anëtarëve dhe kryetarit të këtij Këshilli.

Sipas zyrtarëve komunal, pa asnjë pakënaqësi të vetme me anë të votimit kryetar i Këshillit të Fshatit Pogragjë u zgjodh Qamil Rexhepi.

Zgjedhjet në këtë fshat koinciduan me datën e miratimit të deklaratës kushtetuese 24 vitesh m parë, meqë rast kryesuesi i Komisioni Komunal për themelimin e Këshillave të fshatrave, Avdyl Aliu, ka shprehur dëshirën që edhe ky tubim të jetë ditë e mirë për Pogragjën dhe fshatrat: Bilinicë, Llovcë, Sllubicë, Inatoc-Kokaj, ashtu siç ka qenë data 2 korrik 1990 për Kosovën.

Ndërkohë, nesër më 3 korrik 2014 do të konstituohet Këshilli në fshatin Zhegër në ora 17:30, në të cilin përfshihen fshatrat: Demiraj, Haxhaj, Kurexh, Terziaj, Selishtë, ndërsa në fshatin Livoç i Ulët Këshilli do të themelohet më 4 korrik 2014 në ora 17:30, për të vazhduar edhe me konstituimin e këshillave tjerë në fshatra, vendbanime apo lagje urbane.
Ky projekt po realizohet me iniciativë të kryetarit të Komunës Lutfi Haziri në bashkëpunim me organizatën Agro-Eko, ndërsa është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Këshilli i fshatit, vendbanimit apo lagjes urbane ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara si më poshtë:

- Kujdeset për planifikim urban dhe rural;
- Kujdeset për furnizim me ujë, rregullimin e kanalizimit, drenazhimet etj.;
- Kujdeset për ofrimin e shërbimeve publike efikase;
-Kujdeset që qytetarëve t’u ofrohet mbrojtja shëndetësore primare;
- Kujdeset për mbrojtjen lokale të ambientit;
- Kujdeset për zhvillimin e turizmit;
- Kujdeset për sigurimin e hapësirave të hapura dhe varrezave;
- Kujdeset për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive;
- Bashkëpunon me organet Komunës dhe organizatat tjera për çështjet me interes për lokalitetin;
- Evidenton dhe paraqet prioritetet e lokalitetit para organeve të Komunës;
- Merr pjesë në emër të qytetarëve të lokalitetit në financimin e çështjeve që janë pjesë e
Marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës;
- Kujdeset për organizimin e aksioneve vullnetare në interes për lokalitetin dhe
- Kryen edhe detyra të tjera të cilat mund të jenë të bartura nga Kuvendi i Komunës ose Kryetari i Komunës në pajtim me ligjin dhe Statutin e Komunës.

Kthehu mbrapa

Shto koment