Proces i mbarë zgjedhor nëpër nëndegët e LDK-së në Gjilan

18.04.2015 (komentet: 0)

 

Procesi i brendshëm zgjedhor i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, i nisur më 28 mars të këtij viti, po ecën mbarë, duke u respektuar parimet e një gare demokratike dhe transparente.

 

Deri më tash janë mbajtur disa kuvende të nëndegëve me shumë sukses, ndërsa procesi zgjedhor po vazhdon edhe në nëdegët tjera.

Dega e LDK-së në Gjilan vlerëson se gjithçka ka shkuar sipas statutit dhe rregulloreve të punës së Kuvendeve të nëndegëve dhe nuk është paraqitur asnjë problem i asnjë lloj natyre.

LDK vlerëson se në përgjithësi ka një përfaqësim të mirë të strukturave që kanë kontribuar në LDK që nga themelimi, ndërsa kemi përfaqësim edhe nga shumë kuadro të reja, të cilët iu kanë bashkangjitur këtij procesi.

LDK e Gjilanit fton të gjithë qytetarët, gra e burra, të rinj e të reja, që të marrin pjesë ne proces edhe në nëndegët tjera, me qëllimin e mirë që LDK në zgjedhjet e ardhshme të jetë edhe më e fuqishme, me fitore plebishitare.

Procesi zgjedhor i nëndegëve të LDK-së në Gjilan do të përmbyllet brenda muajit prill, ndërsa në fillim të majit pritet të mbahet Kuvendi zgjedhor i Degës, ku do të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re.

Kthehu mbrapa

Shto koment