Priten largime tjera nga PDK në Gjilan

14.04.2014 (komentet: 0)

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan është shumë pranë shkapërderdhjes. Pas dorëheqjes së dy udhëheqësve të kësaj dege, Qemajl Mustafës dhe Izmi Zekës, nga kjo degë e PDK-së pritet të ketë edhe largime të tjera.

Priten largime tjera nga PDK në Gjilan

Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Blic, burime brenda PDK-së në këtë degë.

“Ka shumë pakënaqësi në këtë degë. Kjo degë e PDK-së është në prag të shkapërderdhjes”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, shumë anëtarë mund të kalojnë nëpër subjekte tjera politike.

“Një pjesë e tyre gjasat më të mëdha i kanë që të shkojnë në Nismën për Kosovën, të themeluar nga Limaj e Krasniqi”, ka thënë ky burim i gazetës.

Ndryshe, Gjilani është një nga katër komunat e mëdha që PDK-ja i pati humbur në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në nëntor të vitit të kaluar. /Gazeta Blic/

Kthehu mbrapa

Shto koment