Prezantohet monografia tri vëllimshe e shkrimtarit Ibrahim Kadriu: “Agim i lirisë”

02.05.2015 (komentet: 0)

 
 

 Sot, më 2 Maj 2015, në Zhegër, duke filluar nga ora 15:00, në lokalet e shkollës fillore "Agim Ramadani", n[ Zheg[r mbahet pjesa letrare "Muza e Agimit", e njohur si Ora e madhe Letrare, në kuadër të Manifestimit tashmë tradicional kulturor, "Ditët e Agimit".

 

 

Sipas Organizatorit, Shoqatës kulturore "Ditët e Agimit", poetët janë njoftuar me kohë dhe, Ora e Madhe Letrare ka karakter edhe garues ku, përzgjidhet dhe poezia më e mirë e cila nderohet me Çmimin letrar "Muza e Agimit" si dhe mirënjohjen përcjellëse.

Këtë vit, në këtë pjesë letrare, fillimisht prezentohet monografia tri vëllimshe e shkrimtarit Ibrahim Kadriu, "AGIMI I LIRISË", monografi që i kuhstohet heroit të kombit, Agim Ramadanit.

Kjo, në kuadër të shënimit të 70 vjetorit të lindjes dhe 50 vjetorit të krijimtarisë letrare e publicistike të Ibrahim Kadriut, ku, vendlindja e tij, Zhegra, simbolikisht i hap veprimtaritë që do pasojnë më pas, në kuadër të këtij jubileu

Kthehu mbrapa

Shto koment