Policia e klasifikon rastin si vdekje e dyshimtë

18.11.2014 (komentet: 0)

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan e ka konfirmuar vdekjen e të riut nga Përlepncia e Gjilanit. Blend Kamberi, 13 vjeç. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se, të hënën, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan, e ka pranuar një informatë nga spitali rajonal në Gjilan se aty ishte sjellë pa shenja jete një fëmijë i moshës 13 vjeç. Nga hetimet e para mësohet se derisa disa fëmijë ishin duke luajtur në oborrin e shkollës fillore të fshatit Përlepnicë, pas një fjalosje në mes të dy fëmijëve, banorë të këtij fshati, nxënës të së njëjtës shkollë, ka ardhur deri te kacafytja fizike në mes tyre.

 

 

Zëdhënësi Hashani ka bërë të ditur se pas kacafytjes viktima pasi që ishte rrëzuar në tokë është ngritur një herë në këmbë, por përsëri është rrëzuar, edhe përkundër ofrimit të ndihmës nga personat e pranishëm ai nuk është ngritur më. Viktima është dërguar në spitalin rajonal ku mjekët veç kanë konstatuar se ai ishte sjellë pa shenja jete.

 

“Me qëllim të zbardhjes së këtij rasti të rëndë hetuesit rajonalë dhe prokurori i shtetit kanë intervistuar një numër dëshmitarësh okularë që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, Hetimet Rajonale në Gjilan”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

 

Përndryshe, mësohet se varrimi i të ndjerit Blend Kamberi, bëhet sot në ora 15 e 30, në varrezat e fshatit Përlepnicë, /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment