Pesë serbë të arrestuar për “veprimtari kundër sigurisë së Kosovës”

10.07.2018 (komentet: 0)

Pesë serbë janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

 

Policia ka deklaruar se ky operacion u zhvillua pas hetimeve nga njësitet relevante policore. Po ashtu, përmes një njoftimi, Policia ka demantuar raportimet se “po realizohet një operacion policor ndaj disa ish-pjesëtarëve të FSK-së, dhe sqarojmë se këto janë vetëm disa supozime apo spekulime të mediave në fjalë”. Në fund, Policia ka garantuar se veprimet i bazon në Kushtetutën e vendit dhe legjislacionin në fuqi, “përderisa operacioni policor është duke vazhduar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet e drejtësisë”. Kjo është komunikata e plotë e Policisë së Kosovës: Sot, me datën 10 korrik 2018, pas hetimeve të zhvilluara nga njësitet relevante policore, me urdhëresë të gjykatës kompetente është duke u realizuar një operacion policor, i cili përfshin disa lokacione të rajonit të Gjilanit. Gjatë këtij operacioni deri më tani në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar (5) pesë persona (m/s/k), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, demanton disa mediume/portale serbe, të cilat deklarojnë se po realizohet një operacion policor ndaj disa ish-pjesëtarëve të FSK-së, dhe sqarojmë se këto janë vetëm disa supozime apo spekulime të mediave në fjalë. Policia e Kosovës garanton të gjithë qytetarët pa dallim se veprimet e saj i bazon në Kushtetutën e vendit dhe Legjislacionit në fuqi, përderisa operacioni policor është duke vazhduar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet e drejtësisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment