Përurohen solemnisht objektet përcjellës të Xhamisë së Dardanisë

08.12.2014 (komentet: 0)



Në praninë e shumë qytetarëve të viseve të ndryshme të komunës së Gjilanit, me një përfshirje më të madhe kuptohet nga lagjja Dardania, sot më 7 dhjetor 2014( e diele) janë përuruar disa objekte përcjellëse në Xhaminë e Dardanisë, përkatësisht një mësonjëtore, një sallë leximi dhe një zyre, që e kompletojnë në masë të madhe Xhaminë e kësaj lagjeje, e cila çdo ditë e më tepër, me punë të mirë dhe të hairit po dëshmohet së është vërtetë në rrugë të drejtë.

Pikërisht ashtu siç ishte paralajmëruar, pas namazit të drekës, e ku prezent ishte edhe kreu i Bashkësisë Islame të Gjilanit, Sylejman Osmani me stafin e tij, imami i xhamisë së Dardanisë, hafëz Shaban Murati, tha se sot është një ditë e veçantë për këtë xhami, meqë po e përurojmë një objekt përbërës të kësaj xhamie, e cila ka vlerë shumë të çmuar. Ai bëri të ditur se përurimi i këtij objekti përbërës është në podrumin, përkatësisht në katin përdhes, ku është rregulluar një mësonjëtore, një sallë leximi, apo sallë e konferencave dhe një zyre për nevojat dhe shërbimet e imamit të kësaj xhamie, me kushte dhe standarde evropiane.
Duke i falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në këtë projekt, hafëz Shabani, tha:” Ky projekt ka kushtuar mbi 20 mijë euro, duke mos llogaritur fare punën vullnetare të shumë individëve që kanë shfaq dëshirë për të ndihmuar në forma të ndryshme”, ka theksuar imami Murati, i lutur nga të gjithë vullnetmirët që në asnjë mënyrë të mos ua bën publike emrat, se në çfarë forme kanë kontribuar. Hafëz Shabani, bëri të ditur se në këtë objekt mund të mësojnë të gjithë të interesuarit, të rinj e të vjetër, nga do që janë dhe se do të organizohen edhe kurse falas nga fusha të të ndryshme, vetëm e vetëm që të rinjtë të përfitojnë njohuri dhe dije sa më të mjaftueshme.
Në emër të Këshillit të Xhematit të Xhamisë së Dardanisë, të pranishmit i ka përshëndetët, kryetari i këtij këshilli, Abdul Kadriu, duke rreshtuar në mënyrë kronologjike punët e mira që janë bërë në këtë xhami, e cila vërtetë po e merr primatin e një prej xhamive më të mira në komunë dhe më larg.
Ndërkaq, prof.dr. Sylejman efendi Osmani, kryetar i KBI në Gjilan, duke përgëzuar për punët e mira të kësaj xhami, me tepër foli për rëndësinë dhe gërshetimin e fesë dhe arsimit, ku siç i shpreh ai, kanë ekzistuar edhe më herët objekte të xhamisë, por skaj tyre gjithmonë ka qenë një mejtep. Ai gjithashtu tha se për punë të hairit gjithmonë Bashkësia Islame e Komunës së Gjilanit do të jetë në krah të kësaj xhamie dhe atyre që punojnë drejtë dhe mbarë.

Kthehu mbrapa

Shto koment