Përfitimet e Anamoravës nga bashkëpunimi ndërkufitarë dhe IPA-s

01.06.2016 (komentet: 0)

 

 Rëndësia e trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë na shtyn të gjithëve për një bashkëpunim në mesë të Komunave dhe këtyre tri rajoneve kufitare.Formimi i komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë më  datën 27 qershor 2013 dhe hapja e zyrës në Gjilan e sekretariatit të përbashkët teknik në mbështetje të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar më datën 6 maj 2016,jan dy data shumë me rëndësi që Gjilani si qendër Komunale dhe Rajonale nëse don dhe din do të mundë të përfiton shumë. Ky bashkëpunim do të prodhonte efekte që të binjakëzohen, vllazërohen dhe miqësohen Komuna e Gjilanit dhe Rajoni i Anamoravës me Komunën fqinje të Preshevës, Bujanocit, Medvegjën, Kumanovës dhe Likovën. Përfitimet jan, si në:  Bujqësi, turizëm, infrastrukturë, tregu i punës, ambient, trashigimi kulturore, shërbime publike,shëndetësi, edukim, udhëheqja  e përbashkët  dhe investim e partneriteti në projekte dhe program të interesit të përbashkët në këtë trekëndësh kufitar.

 

Shkruan: Refik HASANI

 

Çka është Instrumenti për Ndihmë Para-Anëtarësimit apo asocimit  IPA

Që nga janari i vitit 2007 e tutje, IPA zëvendëson një varg programesh të BE-së dhe instrumenteve financiare për shtetet kandidate apo shtetet kandidate potenciale dhe IPA përbëhet nga pesë komponentë kryesorë:

  1. Ndihmë për tranzicion dhe ndërtim të institucioneve,
  2. Bashkëpunim ndërkufitar (për Shtetet Anëtare të BE-së dhe shtetet tjera të pranueshme për IPA),
  3. Zhvillim rajonal (Transport, Mjedis, zhvillim rajonal dhe ekonomik),
  4. Burime njerëzore (fuqizim i kapitalit njerëzor dhe luftimi i përjashtimit) dhe
  5. Zhvillimi rural.

                                   Shtetet përfituese të IPA-së janë të ndara në dy kategori:

  • · Shtetet kandidate të BE-së, (Kroacia, Turqia dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) janë të pranueshme për të pesë komponentët e IPA-së , kurse
  • · Shtetet kandidate potenciale në Ballkanin Perëndimor (Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova ) janë të pranueshme vetëm për dy komponentët e parë.

Në kuadrin e IPA-së, mund të sigurohet asistencës teknike, (binjakëzimet dhe TAIEX. Në investime e projekte, me theks në promovimin e kohezionit ekonomik dhe social. Asistenca teknike dhe Instrumenti i shkëmbimit të informacionit TAIEX,mbështet vendet partnere në lidhje, me:

  • · Aplikimin,
  • · Përafrimin dhe
  • · Zbatimin e legjislacionit të BE-së.

IPA, është kryesisht i nxitur nga kërkesa dhe lehtëson dhënien e ekspertizës së duhur për të suportuar çështjet e një kohe të shkurtër. Projektet e binjakëzimit janë të dizajnuara për të siguruar mbështetje specifike për vendet përfituese në zbatimin e fushave të BE. Projektet mbetën për t’u zgjedhur në përputhje me fushat prioritare të identifikuara nga Komisioni i BE-së. Përveç asistencës teknike dhe administrative, binjakëzimit gjithashtu ndihmon për të ndërtuar marrëdhënie afat-gjatë ndërmjet shteteve anëtare ekzistuese e të ardhshme dhe të sjell të gjitha vendet përfituese në kontakt më të gjerë me shumëllojshmërinë e praktikave brenda BE-së. IPA, si një instrument  i asistencës ndihmon në nënt fusha.Nnjë ndër ta ,është edhe: Modernizimin e kuadrit rregullator, duke përfshirë mbështetjen për investime për të pajisur institucionet kryesore, infrastruktura dhe kapaciteti i të cilëve për të monitoruar dhe zbatuar e legjislacionin për ta forcuart  ekonominë e tregut, heqja e pengesave vështërsive e barrierava kufitare që të ketë lëvizjë të lirë dhe promovimi i dialogu tw përhershëm në kwrkimin e gjetjen e bashkëpunimit ndërkuftarë në shumë fusha. 

 

 Ndërlidhja  e bashkëpunimit ndërkufitarë me  IPA-n  dhe anasjelltas 

Tani Kosova është nënëshkruese e marrëveshjes së stabilizim asocimit(MSA), së fundi më 9 maj 2016,mori rekomandimin nga BE-ja mbi  liberalizimit e vizave. Këto   shtylla apo komponenta jan të mjaftueshme  që sa më shpejt  të fillon bashëkpunimin ndërkufitarë në mesë të Kosovës-Maqedonisë dhe Serbisë. Këto elemente nga BE-ja jan  që ne Anamorava të fillojm me projekte kapitale, programe për grande të  IPA I dhe, IPA II.  Nëse dijmë të masim kohën,pasi ka filluar  një kapitull dhe frymë e re që do të mbulon periudhat e dekadave të ardhshëm për thithjen e investimeve nga BE-ja. Pra në mbyllje të këtij vështrimi analitik nga aspekti  praktik dhe ekonomik është që ndërlidhja egziston  pasi  bashkëpunimit ndërkufitarë dhe  IPA  jan komponenta shumë të fuqishme  me të gjitha instancat dhe mekanizmat e Bashkimit Evropian. Propozojm që Gjilani dhe Anamorava të jenë bartëse e debateve, tribunave e sesioneve dhe ndonjë  konferencë  me tematikë bashkëpunimi, binjakëzimi, vllazërimi dhe miqësimi  ndërkufitar i trekëndëshit  kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë.

 

31  Maj 2016

Kthehu mbrapa

Shto koment