Për të pestën herë kuvendar!

12.03.2015 (komentet: 0)

 Jakup Bajrami (LDK) është bërë anëtari më i ri i Kuvendit Komunal, që në të vërtetë është këshilltari më i vjetër në këtë përbërje dhe i vetmi pjesëmarrës në të pesë mandatet e deritashme të vendimmarrjes komunale.

 

 

Në këtë përbërje, sipas renditjes në listën zgjedhore, ai ka zëvendësuar Imet Rrahmanin, i cili është emëruar ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës, para disa javësh.

 

Sipas statutit të Komunës, këshilltari më i vjetër udhëheq me seancën e Kuvendit Komunal, në rastet kur për ndonjë arsye mungon kryesuesja. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment