Për nderë të 7 Marsit, në Gjilan hapet ekspozita e nxënësve të shkollës së artit pamor

08.03.2016 (komentet: 0)

 Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, në galerinë e qytetit në Gjilan është hapur sot ekspozita artit pamor, të përgatitura nga nxënësit e shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati”. Në ngjarje ka marrë pjesë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori i Arsimit, Nazmi Musa, sikurse edhe artdashës të Gjilanit.

“Jam jashtëzakonisht krenar me arritjet e nxënësve, mësimdhënësve dhe arsimit të Gjilanit, jo vetëm në nivel Republikës, por edhe në nivel të regjioonit. Nxënësit e Gjilanit, tanë kudo që shkojnë në gara, kthehen me rezultate shumë të larta. Lajmi i mirë është fillimi i ndërtimit dhe finalizimit të objektit të shkollës së artit. Poashtu, krenar na bënë edhe emri i kësaj shkolle “Adem Kastrati” dhe shpresoj që nga kjo shkollë të dalin kuadro sa më profesionale”, tha në fjalën e rastit i pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, ka uruar nxënësit për këtë sukeses, duke vlerësuar se nëse letërsia është arti i fjalës, atëherë për piktorët dhe skulptorët është arti i brushës, ngjyrës e mjeteve të ndryshme.

Ndërkaq, drejtori i shkollës së artit pamor “Adem Kastrati”, Emrush Qamili, theksoi se këto punime të nxënësve janë, jo vetëm krenaria Gjilanit, por edhe për regjionin. 

Në këtë aktivitet, të pranishmit e panë nga afër edhe një sfilatë të nxënësve të kësaj shkollë, duke ekspozuar punimet e rrobave të ndryshme që i kanë realizuar nxënësit e drejtimit të dizajnit. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment