PDK vizitoi Bashkësinë Islame në Gjilan, urojnë për Festë të Bajramit

25.09.2015 (komentet: 0)

Zenun Pajaziti, anëtar i kryesisë së PDK-së në qendër , dhe njëherësh deputet I Kuvendit të Republikës së Kosovës së bashku me strukturat e degës se PDK-së, dega në Gjilan, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës në Gjilan ku janë pritur nga kryetari Sylejman Osmani.

 

 

ʺTë gjithë qytetarëve myslimanë dhe Bashkësisë Islame, Iu urojMë festën e Kurban Bajramit, ku kjo festë është ditë e sakrificës, paqja dhe solidaritet të mbretërojë mes nesh”, theksoi Pajaziti.

 

Po ashtu, gjatë vizitës në mënyrë të ngrohtë u biseduan edhe temat aktuale me krerët e BIK-ut në Gjilan. Kryetari i KBI-së Sylejman Osmani falënderojë strukturat e PDK- së për vizitën dhe urimin si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes tyre, njofton PDK përmes një komunikate

Kthehu mbrapa

Shto koment