PDK: Së pari drejtorët e Lutfi Hazirit duhet ti paguajnë borxhet, pastaj qytetarët

20.12.2014 (komentet: 0)

 

Kërcënimet e Lutfi Hazirit ndaj bizneseve dhe ekonomive familjare, për ti paguar borxhet ndaj tatimit në pronë dhe taksave komunale, janë tregues i një qasje diktatoriale ndaj kategorisë së shoqërisë me gjendje të rëndë ekonomike sociale, të cilët mezi mbijetojnë dhe në anën tjetër ai bënë një akomodim të zyrtarëve dhe udhëheqësve komunal, të cilët përveç që nuk janë të angazhuar dhe në nivel të detyrës për të rritur nivelin e inkasimit, ata së pari vet nuk i kanë kryer dhe nuk i paguajnë borxhet që i kanë ndaj komunës dhe institucioneve tjera.

 

Kryetari i komunës, në rend të parë duhet të kërkojë nga drejtorët komunal dhe nga zyrtarët tjerë, që ti paguajnë borxhet jashtëzakonisht të mëdha ndaj komunës, të cilat i kanë me mijëra euro obligime.

Sipas informacioneve, disa nga drejtorët komunal të Lutfi Hazirit, kanë me mbi 3 mijë euro borxhe të papaguara, ndaj tatimit në pronë, taksa komunale, ujë, mbeturina dhe rrymë. Dhe kjo është e padrejtë dhe e pa moralshme që të kërcënohen nga kryetari i komunës, familjet të cilat sigurisht se për arsye të pamundësisë financiare nuk kanë mundur ti shlyejnë borxhet ndaj tatimit në pronë, ndërsa në anën tjetër ai lejon që vartësit e tij të ndihen komod për mos pagesën e obligimeve që i kanë ndaj komunës, dhe të cilët se sigurisht i kanë mundësit financiare për ta bërë ti paguar.

Më e keqja është se pushteti lokal po lejon që shumë biznese të afërta me kryetarin e komunës Lutfi Haziri, të investojnë dhe që të fitojnë me miliona euro, pa kryer asnjë euro pagesë në buxhetin e komunës edhe pse disa nga kompanitë vijnë nga Prishtina dhe vendet tjera të Kosovës.

Mos disiplinimi i zyrtarëve komunal por edhe i vet drejtorëve komunal, për të kryer me përgjegjësi detyrat e punës, në veçanti në sektorin e tatimit në pronë dhe të inspeksionit, ka bërë që mos të ketë inkasim të të hyrave vetanake sipas planifikimit të buxhetit 2014. Për këtë dështim të qeverisjes Haziri, nuk mund ti bartë pasojat sot qytetari i Gjilanit.

Personalisht vet Lutfi Haziri, gjatë këtij viti ka vizituar disa biznese të komunës, të cilat e kanë pritur me lule kryetarin e komunës, ndërsa në anën tjetër këto biznese i kanë borxhe komunës me dhjetëra mijëra euro, si dhe të cilat kanë ndërtuar objekte kolektive pa leje ndërtimore dhe pa asnjë pagesë të taksës së ndërtimit.

Përfundimi i një viti qeverisës së Lutfi Hazirit me komunën e Gjilanit, në të njëjtën kohë është edhe përfundimi i shpresës dhe besimit të qytetarëve dhe votuesve ndaj tij si kryetar komune.  Shumica e qytetarëve së komunës, sot po ndihen më shumë se sa të mashtruar dhe të manipuluar, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së Gjilan.

Kthehu mbrapa

Shto koment