PDK: Qeverisja Haziri në ilegalitet

22.05.2015 (komentet: 0)

 

Mungesa e një qeverisje normale në komunën e Gjilanit, e ka shndërruar punën dhe jetën institucionale në ilegalitet. Ndërtimet pa leje, infrastruktura rrugore dhe ambienti janë gjërat që e kanë shëmtuar plotësisht qytetin e Gjilanit. Rendi dhe ligji nuk ka vend në këtë qeverisje komunale.

 

Ilegaliteti i ndërtimeve pa leje është legalizuar nga qeverisja Haziri dhe është bërë krejt normale që të ndërtosh ku të duash dhe si të duash. Ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore pa pëlqim dhe leje administrative, po i shkatërrojnë rrugët dhe trotuaret e qytetit. Krijimi i deponime ilegale është bërë në numër të jashtëzakonshëm dhe kjo dukuri po i duket normale kësaj qeverisje.

Sot është dita e pastrimit të Kosovës, qytetit e lagjeve, për të shënuar rëndësinë e madhe që ka ambienti ku jetojmë. Por Gjilanit kjo ditë sigurisht që nuk i mjafton, sepse i duhen javë të tëra për ta kthyer gjendjen në normalitet, ashtu sic ka qenë para jo më larg se dy viteve.

Mos mirëmbajtja e rrugëve të komunës, e ka bërë të padurueshme qarkullimin normal të automjeteve nga gropat e jashzakonshme dhe të rrezikshme kahdo nëpër Gjilan, si pasojë e mos kontraktimit të një kompanie për mirëmbajtjen e rrugëve verore. Kjo ka ndodhë njësoj edhe me mirëmbajtjen dimërore.

Iniciativat qytetare po krijohen si nevojë e kohës, nga mosfunksionimi i institucionave komunale. Qytetarët po aktivizohen vullnetarisht, për mbushjen e gropave nëpër rrugët e qytetit, ata po pastrojnë ambientin dhe po luftojnë të keqen në qytetin e tyre të shëmtuar, që sipas kryetarit të komunës Lutfi Haziri, Gjilanit na qenka i barabartë me Barcelonën, njësojë sic shprehet edhe miku i tij ValiCarleone, i cili thotë për Gjilanin se është Milano e vogël e Italisë.

Kjo gjendje është e papranueshme dhe e dëmshme për qytetarin e Gjilanit, sepse nuk e ka merituar këtë situatë ku jeta dhe puna të bëhet në ilegalitet, ku nuk aspak kujdesje institucionale për jetën e tyre, ku në disa lagje as gjumin nuk mund ta bëjnë të qetë nga zhurma jashtë kontrollit e kafiterive.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment