PDK në Gjilan, shpall zgjedhjet e Gruas Demokratike

18.03.2014 (komentet: 0)

Gjilan - Zgjedhjet në Gruan Demokratike (GDK), organizohen duke u nisur nga niveli i nëndegëve deri në Kuvendin e GDK-së dhe për këtë në ditët në vazhdim grupi punues për organizimin e Zgjedhjeve në Gruan Demokratike do të hartoj agjendën e Kuvendeve nëpër nëndegë, në të gjitha lokacionet e Komunës së Gjilanit.

Në takimin që ka mbajtur sot kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan Izmi Zeka me kryesinë e Degës së Gruas Demokratike të Kosovës në Gjilan, u bë e ditur se Kuvendi i Katërt Zgjedhor i GDK-së do të mbahet në fillim të muajit prill dhe që sot janë shpallur zgjedhjet në këtë strukturë të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan. 

Në këtë takim u caktua edhe grupi punues për organizimin dhe përcjelljen e zgjedhjeve në GDK, në të cilin janë përfshirë anëtarët e kryesisë së GDK-së, anëtaret e Këshillit Drejtues të degës si dhe këshilltaret komunale nga radhët e PDK-së. 

Zgjedhjet në Gruan Demokratike (GDK), organizohen duke u nisur nga niveli i nëndegëve deri në Kuvendin e GDK-së dhe për këtë në ditët në vazhdim grupi punues për organizimin e Zgjedhjeve në Gruan Demokratike do të hartoj agjendën e Kuvendeve nëpër nëndegë, në të gjitha lokacionet e Komunës së Gjilanit. 

Përmes këtij procesi zgjedhor të Gruas Demokratike, i cili do të jetë proces demokratik dhe i hapur për të gjitha gratë me afinitete politike, Dega e PDK-së në Gjilan, do të konsolidoj edhe më strukturën e gruas e cila është një trupë e rëndësishme në politkbërjen e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment